Albania

Tit Vasili i LSI: Rama e ka ndarë Shqipërinë në 4 “vilajete”, pushtetin vendor ia ka lënë në dorë Braçes. I ka hequr kompetencat

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) akuzoi të mërkurën qeverinë se përmes miratimit të ligjit për zhvillimin rajonal dhe kohezionin po “rrëmben kompetencat e pushtetit vendor”.

Përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se qeveria ka ndarë Shqipërinë në 4 rajone, të cilat mbivendosin dhe i rrëmbejnë kompetencat njësive vendore duke shkelur edhe Kushtetutën”.

“Në Nenin 108 të Kushtetutës flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë dhe qarqet, kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banojnë në to,” – u shpreh Vasili teksa këmbënguli se qeveria përmes një ligji të thjeshtë u ka rrëmbyer kompetencat autoriteteve lokale të zgjedhura nga qytetarët.

Vasili i konsideroi në mënyrë ironike si “vilajete” dhe “ndarje të mjera” ndryshimet e qeverisë. Ai shtoi se ligji është në shkelje të Kushtetutës pasi bazohet vetëm në Nenin 78 dhe 83 që flasin thjesht për mënyrën se si mund të miratohen ligjet dhe jo për përmbajtjet e tyre.

Nënkryetari i LSI-së kujtoi se në vitin 2015 Shqipëria reformoi administrimin e zonave lokale duke reduktuar dhe riformatuar vendin me 12 qarqe dhe 61 bashki.

“Tashmë ngrihet një agjenci e madhe kombëtare që drejton komitetin kombëtar të zhvillimit rajonal, që drejtohet nga zëvendëskryeministri, pra të gjitha këto që po ndërtojnë në mënyrë paralele janë nën drejtimin e qeverisë dhe në shkelje me Kushtetutën,” – theksoi Vasili duke këmbëngulur se në këtë mënyrë po zerohet totalisht pushteti vendor.

Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin u depozitua në parlament më 25 qershor dhe u miratua bashkë me ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 korrikut.

Në Nenin 4 të këtij ligji, thuhet se “rajonet e zhvillimit janë territore, për të cilat hartohet, zbatohet dhe vlerësohet politika kombëtare për zhvillimin dhe kohezionin rajonal. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore”.

Football news:

Nedved about the Juve - Barcelona match: two of the best players in the world will meet - Ronaldo and Messi
Director Of Real Butragueno: In the Champions League group, we are waiting for 6 intense matches. The calendar is very harsh
This evening, UEFA also handed out personal awards. Bayern - 5 out of 6 possible, Lewandowski - player of the year
UEFA will allow us to fill the stadiums by 30%. Matches of national teams in October will be held with spectators
Flick is recognized as the best coach of the 2019/20 Champions League
Lewandowski named best forward Champions League 2019/20
Leo - Cristiano, Chelsea - Krasnodar, Bayern - Loko, Borussia - Zenit: all groups of the Champions League in one picture