Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Trafikimi i 49 kg kokaine, lirohet nga burgu babai i Arbër Çekajt

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Selim Çekajn, të arrestuar për trafikimin e 49 kg kokainë.

Për 72-vjeçarin gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”.

SPAK kërkoi lirimin e Çekajt, me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të  gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Selim Çekaj është babi i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një konteineri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

j.l./ dita