Albania

Triumfi i radhës për Ballkanin, fiton ndaj Arbërisë dhe rrit diferencën në krye

Ballkani ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në futboll duke ruajtur diferencën me rivalët për titull.

Skuadra nga Suhareka ka fituar me rezultat 2-1 kundër Arbërisë në Stadiumin e Qytetit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit.

Blend Baftiu e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë të takimit, ndërsa Mirlind Daku e dyfishoi epërsinë (34′).

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kreshnik Bahtiri realizoi për skuadrën mysafire, ashtu që pjesa e dytë të ishte dramatike.

Sidoqoftë, në fraksionin e dytë nuk u shënuan gola dhe nikoqirët ia dolën ta ruanin epërsinë dhe të arkëtonin pikë të plota.

Me këtë triumf, Ballkani ngjitet në kuotën e 35 pikëve, pesë më shumë se përcjellësi i parë, Drita (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Takimin e radhës, lideri e zhvillon të dielën në Gjilan pikërisht përballë kampionit në fuqi, ku pritet të jetë një takim i zjarrtë. /Telegrafi

Football news:

Setien is demanding 4 million euros in compensation from Barca. Valverde's resignation cost the club 11 million
Two Cornell players tested positive for coronavirus after the match with Barca
Mbappe finished 1st on the Ligue 1 goalscoring list, scoring 13 goals in 17 appearances. He broke the streak of 4 games without goals
Holland has scored 27 goals in his first 28 Bundesliga appearances. He's the second person to do this
Sevilla are trying to sign Papa Gomez, Monchi is in talks. Atalanta wants to sell him to a club not from Italy
Holand has scored 14 goals in 13 Bundesliga games this season
Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017