SHBA

Trupi i Naya Rivera është gjetur në liqenin Piru, në Kalorinen e Jugut. Zyrtarët e Qarkut Ventura thanë të hënën se një trup ishte gjetur në liqen, dhe burimet pranë TMZ kanë konfirmuar se në të vërtetë bëhet fjalë për trupin e pajetë të aktores.

Pritet që shumë shpejt kjo të bëhet publike nga autoritetet e policisë në një konference për shtyp. Ata shkrujtën përmes një postimi në Twitter: Një trup është gjetur në Liqenin e Pirut këtë mëngjes.

Naya dhe djali i saj 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, po notonin në Liqenin Piru kur diçka e tmerrshme ndodhi të mërkurën. Josey u kthye në barkë dhe kur autoritetet arritën për një kontroll, ai u tha atyre se ai dhe nëna e tij po notonin dhe ai nuk e dinte se çfarë i ndodhi asaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb