Albania

UASHINGTON – Kudlow: Ekonomia amerikane nuk ka nevojë për një nxitje tjetër 

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Ekonomia e SHBA-së nuk ka nevojë për një nxitje publike shtesë për të ecur përpara, vlerësoi sot këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Ekonominë, Larry Kudlow.

“Ne po përjetojmë një rimëkëmbje të vetëqëndrueshme ekonomike, me një ekonomi që po rimëkëmbet shpejt pas rënies së ndjeshme”, tha ai për gazetarët, megjithatë duke pranuar se beteja ende nuk kishte përfunduar.

“Diskutimet në Senat kanë të bëjnë me një plan, që përfshin disa elemente të cilat mund të ndihmojnë ekonominë, por unë nuk mendoj se rimëkëmbja varet nga ky plan ndihme”, gjykoi këshilltari i presidentit Donald Trump.

Prej gati dy muajsh tashmë, Demokratët dhe Republikanët po përpiqen, deri më tani pa sukses, për të rënë dakord për miratimin e ndihmave të reja për familjet, bizneset, komunitetet lokale dhe shkollat, të prekura rëndë nga pandemia e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barca fans believed in the early departure of Bartomeu (due to disputes over the date of the referendum). In vain: there were no thoughts of retirement, the trophies are somewhere near
Josep Bartomeu: I had no intention of resigning. Barca will have trophies this season
Zinedine Zidane: Hazard is ready. We are happy, this is good news
Zidane on ISCO's words: it's ambition. Everyone wants to play
Bartomeu about VAR: In the match against Real Madrid, a non-existent penalty was awarded. We need fair football
Ian Wright: it's a Pity Ozil isn't playing, but Arteta's tenacity is admired
Josep Bartomeu: it was Important to start a new era for Barca with Messi. The Interests of the club are above all