Albania

Udhëtim mes yjesh! Modeli i përkorë i artistit midis kohërave

Behar Metohu

Libri autobiografik Udhëtim mes yjesh i Dhimiter Gjokës eshte një rrëfim i sinqerte, i rrjedhshëm dhe dinamik në stil që përfaqëson njeriun artist i cili jetoi në dy kohëra dhe sot është po aq aktiv në fushën e artit dhe gazetarisë ku  spikat qenia fizike në ekranet televizive shqiptare si komunikues mjeshtror me publikun. Ai është një figurë emblematike e historisë së ekranit shqiptar por edhe atij aktual.

Jeta e pasur aktive në radio fillimisht dhe telvizion deri edhe sot dhe gjithë rrugëtimi i tij është një model i përkorë artisti, dhe padyshim për shumëkush një pikë rreferimi por edhe frymëzimi sidomos për të rinjtë që duan të kenë një sukses.

Që në faqet e para të librit mësojmë se teknologjia më sensitive e viteve 60, radio ishte për Dhimitrin një magji. Jo çdo kush do ta shihte atë në këtë mënyrë. Ajo i ndezi dëshirën, i nxiti një shtysë, një prirje krejtësisht natyrale. Fjala, komunikimi dhe imazhet që përfytyroheshin nga emisonet e radios vetëm sa i lindën dëshirën për ti qëndruar pranë për ta eksploruar duke projektuar një ëndërr. Por jeta ka larminë e saj, shkolla që hapi dritaret e njohurive, aktivitetet e para artistike, lidhja me letërsinë, investimi i parë botimi në revistat e fëmijëve, edukimi familjar si dhe natyra e bukur pranë detit të kaltërt në Himarë ishte universi i parë që krijoji premisën dhe ngjizi ëndrrat e një djaloshi.

– Me kenaqe bir! T’u shtofshin botimet – thotë Koço Gjoka i ati i Dhimitrit për botimin e parë të një poezie kushtuar dallandyshes. Ishte vetëm 7 vjeç

Padyshim duhet të këtë një fillim dhe rruga për realizimin e ëndrrave ka etapat e saja dhe shpesh ndodh edhe zhgënjimi apo tërheqja. Por në rastin e Dhimitër Gjokës ashtu sic lindi natyrshëm dhe u zhvillua karriera artistike pati vetëm ngritje evoulim dhe kulminacione duke hyrë në botën e artit,spetaklit  dhe gazetarisë televizive, vrullshëm, impenjativ dhe garantues.

Libri autobiografik është një përshkrim i plotë i jetës së një artisti ku autopërshkrimi i portretit është në qendër. Skenat e autopsikologjise në momentet vendimtare janë shoqeruar me detaje të shumta të rrethanave ku jetoi artisti. Ai tregohet vëzhgues eksigjent jo vetëm të botës së tij shpirtërore  në kthesat dhe castet e vështira, por ato janë pëshkruar me hollësi duke përmendur shumë personazhe të njohur të artit dhe gazetarisë shqiptare. Vizatimi i kësaj rruge është mjaft skrupuloz. Sinqeriteti dhe saktësia e rrethanave të përshkruara në të cilat ka jetuar autori është gërshetuar me analizen e hollë psikologjike. Dhe duket sikur ke jetuar me të dhe e njeh mirë çdo hap apo dëshirë, sacrifice apo perpjekje.(kujtojme skenat kur ai bashkëbisedon me detin dhe kërkon të shfrej, të ulërijë kur mëson përmendesh mijera vargje nga poezia e letersise shqiptare dhe atë botërore. Kur lumturohet dhe kercen nga gezimi se e futen si spiker ne moshen 20 vjecare ne Radio Tirana etje per te kaluar ne etapat e tjera te pjekurise dhe shperthimit artistik ne mjaft evente artistike te rendesishme te kohes.   Kjo dukuri e të përshkuarit jo vetëm e bën mjaft interesante jetshkrimin e tij por shërben edhe si një model për t’u admiruar për të gjithë ata të rinj që duan të arrijnë suksesin.

Sot, pas gati një veprimtarie 50 vjeçare figura e Dhimitër Gjokës vazhdon të jetë e dashur dhe e admiruar për publikun shqiptar. I kthyer në një ikonë e gazetarisë televizive përbën një model i përkorë që kohërat e ruajtën dhe e vlersuan. Ai që kur i hyri kësaj rruge nuk pati mbështetjen e miqve dhe përkrahjen e pushtetarëve, ai pati për mburoje që i shërbeu si koracë mbrojtëse talentin dhe punën e përkushtuar e plotvullnetshme.

Jeta e një artisti i jashtëndikuar nga politika të bën përshtypje edhe ne radhët e këtij libri mjaft tërheqës. Ai kontribuoi  në periudhën e fundit të socializmit dhe vazhdon edhe sot pas një trazicioni të madh e të vështirë, por qëndrimi politik i tij është pothuajse inekzistent pasi ai është profesionist dhe artistët e mirënjohur kanë ligjet e tyre të zhvillimit. Ai u orientua gjatë gjithë jetës tek zbulimi dhe administrimi dhe përsosja e teknikave të komunikimit në gazetarinë televizive, spetaklin,regjizurën e shfaqjeve teatrale, koncerteve madhështore se sa tek përdorimin e aftësive të talentit në shërbim të politikës së kohës. Kur e pyeten Kadaren pas viteve 90 se çfarë po ndodh me letërsinë që ai do të realizoj në vitet e demokracisë, a do të ndryshoj edhe ai me mënyrën e të shkruarit? Ishte një pyetje që vinte nga mosnjohja në thellësi e ligjesise së artit dhe gazetarisë në përgjithësi. Dhe përgjigja e Kadarese ishte. _”Asgjë nuk ka ndryshuar ajo vazhdon njësoj sipas ligjësisë se artit të te shkruarit.”  Kështu mund të themi edhe për ecurinë e rastit të modelit Gjoka. Ai vazhdon të ndjek ligjësinë e zhvillimit të artit të të rrefyerit dhe të komunikuarit me publikun e jashtë ndikimit të politikës së ditës. Ai dhe shume figura te shquara respektuan dhe vazhduan të dashurojne mbi gjithçka profesionin e tyre. Artisti  bëhet dhe mbijeton në radhë të parë nga vullneti i punës së përditshme, por në çdo rrethane ai është një produkt i kohës në të cilën jeton. Periudha e veprimtarise së Dhimiter Gjokes është periudha e kohëve kontrastuese që burojnë nga ndryshimet e sistemeve shoqërore, ku talenti dhe vetite e njerzve publikë që merituan duartrokitjejt dhe admirimin, mbijetuan dhe u ngritën në lartësinë mbi këto sisteme dhe arti i vërtetë mbeti në kujtesën e mbarë popullit.

Bir i valëve të detit të kaltërt ku aroma dhe dallgët u përplasën në qenien e tij që në njomështinë e fëmijerisë krijuan dhe mbartën në karakterin e njeriut me botë shpirtërore të ndjeshme, komunikative me përdorimin e shqipes së kulluar si kthjellësia e ujrave të Jonit dhe pastërtisë së ajrit të bregut të jugut të Shqipërisë.

“Udhëtim mes yjesh” është historia e individit artist që flokët e thinjur i qëndrojnë  si një kurorë e bukur dhe e respektueshme për ç’ka dhënë e jep për popullin e tij.

Football news:

Tottenham were the first Premier League clubs to lose in the European Cup season
Arsenal have not conceded at home for the first time since July 1. Goalkeeper Runarsson made his debut for the Londoners
Sandro Tonali: Milan on the crest of a wave. The Rossoneri shirt is pressing, but I'm getting in shape
Kadyrov's adviser hit the judge in the groin, and his son was dismissed from Akhmat and banned for three years. At first they all denied
AEK Carrera lost both matches in the Europa League with a total score of 1:5
Stefano Pioli: Milan have not achieved anything yet. The season is long, we will face difficulties
Mourinho 0:1 with Antwerp: the Best team won and the worst team lost