Albania

Vaksinimi, Manastirliu: Kemi siguruar vaksinën për 800 mijë qytetarë, me dy kontrata

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në TV Klan, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të vijuar procesin e vaksinimit anti-COVID. Manastirliu tha se deri tani është siguruar vaksinimi për 800 mijë qytetarë.

“Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga marreveshja direkte me kompaninë Pfizer. Vaksina që do të blihet përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë të Qeverisë së Shqipërisë me kompaninë Pfizer, 10 750 dozat të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri brenda Janarit. 30 250 doza të tjera do të vijën në shkurt e të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit.

Marrëveshja me Pfizer është ratifikuar në Kuvend. Gjithjashtu kemi kontratë me COVAX, ku ka siguruar 1 milionë e 200 mijë doza vaksine. Deri tani, qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe marrëveshjes me COVAX. COVAX dhe Pfizer janë dy kontratat e para ndërkohë që presim të lidhim kontratën e tretë me Astra-Zeneca dhe ndërkohë jemi në negociata me Modernën “, tha Manastirliu.

Manastirliu ka bërë me dije edhe skenarët për vaksinimin e popullatës.

“Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj”, nënvizoi Manastirliu.

h.b/dita

Football news:

Font ruled out buying Holand or Mbappe in the summer: To say the opposite is to lie to Barca fans
Sporting extended the contract with coach Amorim until 2024. The club leads Portugal by a 12-point margin
Moreno has scored Villarreal's last 5 goals in La Liga. Best result at the club since Bakambu in 2017
Schalke have not won 10 matches and are last in the Bundesliga. They have 10 points in 24 games
Monchi apologized to Koeman for calling him a whiner. He also apologized to Messi
A player from the 3rd division of Guatemala was disqualified for 5 years for hitting a referee in the face
Benzema can play with Atletico. He returned to the general group of Real Madrid