Albania

Veliaj: PS bën diferencën, është shpresa dhe e mira për vendin; PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu deklaruan nga Njësia 9, se vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen e vendit. Ata ftuan qytetarët që të votojnë Edi Ramën dhe numrin 12, Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që mund t’i çojë punët përpara.

“Ftoj me zemër të gjithë banorët e Njësisë 9, të gjithë banorët e Tiranës, të gjithë qytetarët shqiptarë, që në datë 25 Prill të votojnë Edi Ramën, Partinë Socialiste, numrin 12, për të vijuar të gjitha punët e nisura, për të vazhduar të gjitha projektet në proces, për të mundësuar ato që ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse kemi vendosur t’i rrisim fëmijët këtu dhe duam që Shqipëria të jetë më e mirë, më e bukur, më e drejtë dhe me shanse të barabarta për të gjithë,” u shpreh Manastirliu.

Ndërsa, Veliaj tha se nuk mund të krahasohet oferta e Partisë Socialiste me atë çfarë propozon PD e LSI.

“Kur kujtoj Albana Vokshin, më kujtohen kacafytjet te shkolla “Jeronim de Rada”, “të mos bëhet shkolla” thoshte. Por, ajo është shkolla e fëmijëve tanë, shkolla ku do shkojnë të majtë dhe të djathtë. Pse t’i zë sytë e mira? Pse nuk do që të vazhdojë puna? Pse bllokoni gjithçka? Kur kujtojmë Ogertën, kur kujtojmë Edi Ramën, kur kujtojmë socialistët, kujtojmë shpresën, punën dhe mirësinë. Kur kujtojmë ata të tjerët, na kujtohet vetëm bllokimi, pengesat, stërkëmbëshat, ankesat, vajtimet pse punët po rregullohen, pse gjërat po ecin përpara,” tha Veliaj.

Sa i përket kandidatëve të LSI, kreu i fushatës elektorale socialiste në kryeqytet tha se lista e përfaqësuesve të tyre në SPAK është e gjatë.

“Me ata të LSI-së s’është për t’u marrë fare! Kanë sjellë këtu Vojon! Për çfarë mbahet mend ky? Për përgjimin e ambasadorit amerikan dhe dosjet në SPAK, që i ka më të gjata se unë, duke filluar nga vjedhja me kamerat e hidrovorëve, te vjedhja me pesticidet, vjedhja me ilaçin e karkalecave, apo me ilaçin e minjve të arave. E imagjinoni dot çfarë shansi kanë ata me Ogertën? Zero! Ata harxhojnë më shumë kohë në SPAK për të dhënë sqarime, sesa në fushatë. Kurse Ogerta harxhon më shumë kohë në terren, duke bërë vaksinat e duke shpëtuar jetë. Kjo është diferenca,” deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se ndryshe nga rivalët politikë apo kreu demokrat Lulzim Basha, që i vjen turp nga e shkuara si kryebashkiak dhe për aleatët që ka, PS ka në këtë zonë një kandidate që e nderon me punët e mira që ka bërë.

“Kjo është diferenca mes turpit dhe nderit, mes frikës edhe shpresës, mes dhunës edhe punës,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij me banorët e Njësisë 9.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Real Madrid is the most expensive football brand in the world. Barcelona-second, Manchester United-third (Brand Finance)
Draxler has extended his contract with PSG until 2024
Tottenham value Kane at 150 million pounds and do not want to let him go to the Premier League club
Real Madrid are unlikely to extend their contract with Ramos if Varane stays at the club
The Government of the Russian Federation has allocated more than 1 billion rubles for the preparation and holding of International competitions
Kane has again told Tottenham bosses that he wants to leave. Manchester United, City and Chelsea talk to his agents
Kroos has a coronavirus. He will not play against Villarreal in the final round of La Liga