Albania

Vendimi për zhvillimin e mësimit “pjesërisht në distancë”, zbardhen detaje çfarë ka parashikuar Ministria e Shëndetësisë

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë, shkruan VOA.

Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu.

Me shumë gjasë, skenari i parashikuar është ai sipas të cilit nxënësit do të ndjekin mësimet një javë në klasë dhe një javë nga shtëpia, raporton VOA. Ministrja Manastirliu shpjegoi se kjo masë ndërmerret “për të minimizuar rreziqet në një periudhë, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore”.

Situata e pandemisë në Shqipëri erdhi duke u përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 644 raste të reja: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Për të dytën ditë radhazi, numri i të infektuarve ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit dhe testimet ishin më të ulta, 2137 tamponë. Por shqetësues mbetet pozitiviteti, (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) në nivelin e 30 përqind, gjë që dëshmon për një transmetueshmëri të lartë të virusit në komunitet.

Edhe vdekjet pësuan një ulje të fortë në 24 orët e fundit, me 8 viktima: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Një ditë më parë, ishin rregjistruar 19 vdekje, numri më i lartë i humbjeve të jetëve brenda një dite.

Nga ana tjetër, situate në spitale vijon të jetë problematike me shifrat e të shtruarve që vijojnë të rriten. Deri pasditen e sotme ishin 461 pacientë, 19 të intubuar dhe 7 të intubuar.

h.b/dita

Football news:

Pedri about Barca: I got where I wanted to go. Learning is easier when there are good players around
Rangnick refused to take charge of Chelsea on an Interim basis
Bruno on van de Beke: I would not be happy if I was in Donny's position
Another quarter of an inch and I'd have lost an eye. Middlesbrough player Fry was kicked in the face, the referee did not give a penalty
Mueller congratulated Brady, who reached his 10th Super Bowl at the age of 43: You are a hero and an inspiration!
Neville compared Liverpool to Coventry after Manchester United's win. Probably because of the color of the uniform
Vladimir Gazzaev held the first training session with Siena