Albania

Vetëflijimi në familjen Josifi/ Prokurorët sekuestrojnë telefonat e viktimave, mjekët nuk i lejojnë të marrin në pyetje Blertën

Kur kanë kaluar 11 ditë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin.Hetuesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë patur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se Anisa Josifi ka humbur jetën për shkak të mos ushqyerjes, ndërsa referuar deklarimeve të 34-vjeçares Blerta Josifi, motra e saj ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën në Mars të vitit të kaluar.

Ajo ka treguar se bashkë me nënën e saj besonin se Anisa do të ringjallej dhe filluan të vetesakrifikoheshin duke refuzuar edhe ato ushqyerjen.

Por për shkak të gjendjes mendore, ajo aktualisht qëndron e shtruar në Spitalin Psikiatrik dhe mjekët nuk kanë lejuar që hetuesit ta marrin në pyetje, derisa gjendja e saj të përmirësohet, bën me dije “TvKlan”.

Po kështu pritet të merren në pyetje të gjithë personat që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi.

Football news:

Suarez made 9 of 24 passes, leading from the center of the field in the match against Bayern
Manchester United presented their away form for the 2020/21 season
Ferdinand on Barca breeding: Bad. They still rely on old-timers
Inter wants Perisic back, even if Conte remains in the team. Bayern hopes to buy the player for less than 20 million euros
Rudi Garcia on Lyon's chances against city: the quarter-Finals showed that the favourites can also be beaten
CSKA agreed a 5-year contract with Fuchs. The transfer is estimated at 7-10 million euros
Ferdinand on Messi at Barca: Will he want to stay, given the results and the team's performance? Does he have time to wait?