Albania

Vetëvrasjet në spitalet Covid, çfarë zbulon hetimi i Prokurorisë së Tiranës?

Për të gjitha ngjarjet e vetëvrasjeve të pacientëve në spitalet Covid në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës ka kryer veprime hetimore për të konstatuar nëse ka ekzistencë të veprave penale dhe persona përgjegjës për to.

Burime pranë prokurorisë konfirmuan se për një prej rasteve, është vendosur mosfillim i çështjes penale. Për katër ngjarjet e tjera, vijojnë verifikimet paraprake.

A2 mësoi se në secilën prej ngjarjeve, hetimi është kanalizuar në verifikimin e rrethanave, nëse janë konsumuar dy vepra penale, ajo e “shtyrjes në vetëvrasje” dhe ajo e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Thelbi i hetimit është vërejtja e fakteve nëse viktimat i janë nënshtruar ndonjë veprimi, sjelljeje apo trajtimi jonjerëzor që mund t’i ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Po ashtu, prokurorët verifikojnë nëse ka pasur neglizhencë apo gabime nga mjekët gjatë kurimit të tyre në spitalet COVID.

Në rastin për të cilin është vendosur mosfillim i hetimit, prokurori ka argumentuar se nuk provohet asnjë nga këto rrethana.

Bazuar në deklarimet e mjekëve, ka rezultuar se pacienti ishte shfaqur agresiv dhe i dhunshëm ndaj stafit mjekësor dhe të tjerëve dhe se hiqte aparaturën e frymëmarrjes.

Për këtë shkak, stafi e ka veçuar në një dhomë pa pacientë të tjerë dhe pa ballkon, si edhe i kanë lidhur duart me fasho.

Sipas të dhënave, ngjarja tragjike është shënuar në momentin që infermierja shkoi të kërkojë ndihmën e kolegëve për qëtësimin e tij.

Football news:

Lampard on 8th place Chelsea: I can handle the pressure
Wegorst-the first in the history of Wolfsburg to score 12 goals in the 1st round of the Bundesliga. He is in the top 3 of the goalscoring race
Bounou is the second goalkeeper of Sevilla after Palop, who blocked 2 + penalties in the La Liga season
Frank Lampard: Back in December, Chelsea were in great shape. I am concerned that we lost it so quickly
Rodgers on Leicester's fight for the championship: It's too early to say, but in the first half of the season we played consistently and at a high level
Only in one season in the Abramovich era did Chelsea score fewer points after 19 rounds than they do now. Then Mourinho was sacked after 16 games
Werner has not scored in 11 games in the Premier League. He has 1 goal in his last 15 games for Chelsea