Recete nga znj Katerine
Përbërësit

4-5 peta të përgatitura vetë ose 1 pako petë të gatshme
800 gr – 1 kg mish viçi të prerë në kubikë
1-2 qepë të thata
3-4 presh të njomë
1 filxhan çaji petka
1 filxhan çaji qumësht
¾ filxhan çaji vaj ulliri
2-3 kokrra vezë
Kripë, piper

Përgatitja

Fillimisht mishin e viçit e presim në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim në një tigan të thellë. Sapo të marrë ngjyrë shtojmë qepën e grirë në gjysëm rrathë dhe preshin të prerë në rrathë të hollë. Hedhim kripë, piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta.

Ngrohim qumështin dhe e shtojmë tek vezët duke e trazuar mirë që të largohet era e vezëve. Largojmë nga zjarri tiganin me mish dhe presh, e lemë të bie pak temperatura dhe më pas shtojmë gjysmën e sasisë së qumështi me vezë. Tek pjesa tjetër e mbetur të qumështit të trazuar me vezët shtrojmë vajin e ullirit dhe e përdorim për sperkatjen e petëve.

Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë gjysmat e petëve duke i spërkatur me vaj ulliri, qumësht dhe vezë. Hedhim masën e përgatitur të mbushjes me mish dhe presh. Vendosim më pas petët e tjera spërkatur me yndyrë dhe në fund hedhim yndyrën që ka tepruar nga trazimi i vajit me qumësht dhe vezë.

E presim byrekun në racione dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë per 45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb