Albania

VIDEO/ “Nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve”, ish-pacienti rrëfen eksperiencën tek “Shefqet Ndroqi”

Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, një ish-pacient me COVID-19, Maksim Ylli nga Korça ka rrëfyer eksperiencën e tij me kushtet spitalore dhe trajtimin tek ”Shefqet Ndroqi”.

Ai thotë se COVID-19 e mori pasi pati kontakt me një mjeke të spitalit dhe thekson se fillimisht iu rekomandua të shkonte në Tiranë tek spitalit ”Shefqet Ndroqi”, por i ndikuar nga fjalët e njerëzve refuzoi.

Sa i përket trajtimit dhe eksperiencës aty, qytetari nga Korça thotë se kushtet dhe shërbimi ishin të jashtëzakonshme.
Sakaq, u bën thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë fjalët poshtë e përpjetë dhe të ndalin gënjeshtrat ndaj mjekëve.

Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për disa analiza dhe bëra edhe skaner.
Me t’i parë këto analiza në skaner më drejtoi drejt spitalit të Tiranës, Shefqet Ndroqi. Duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet që nuk duhet të shkosh në spitalin e Tiranës se nuk të sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre u mendova një mijë herë dhe thashë mos shkoj. Pas disa ditësh ndryshova mendjen. Shkova në spitalin ”Shefqet Ndroqi” Atje më drejtuan në katin e katërt dhoma 30-të. Qe një kujdes i jashtëzakonshë,shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoreshë e pavionit, Klodjana Bratja ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe profesor doktor Perlati, drejtori i spitalit na vinin në dhomë. Kushtet ishin nga më të mirat. Nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendje shumë të mirë. Stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët.”– tha qytetari.

h.b/dita

Football news:

Neymar is the best player in the world. He is more often with the ball than Ronaldo and Messi. The former forward of the national team of Brazil Cayo about striker PSG
Juventus have signed midfielder Marcel Ake. Contract - until 2025
Thomas Tuchel: When you go to Chelsea, you sign up for trophies. I am not afraid of this
Tuchel on Chelsea: With all due respect to Lampard, I couldn't help but jump at the chance
Arteta on the comparison of the Youngster and Messi: It is a losing battle, but Martin has the qualities Arsenal need
Johnson on Tuchel: The coach at Chelsea is the hottest place in world football. He could be sacked in six months
Ramos will not play with Levante due to injury, most likely. Today, he did not train with Real Madrid