Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi ditën e sotme. I fundit është regjistruar me magnitudë 5.2 afër Larisas.

Ndërkohë tërmeti më i fuqishëm ishte ai me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter paraditen e sotme, qu ndje edhe në vendin tonë.

Tërmeti ka qenë në një thellësi lokale prej 10 km, ndërsa është ndjerë për disa sekonda nga qytetarët, të cilët kanë dalë të tmerruar në ambiente të hapura.
Dridhja u ndje po ashtu në Athinë dhe pjesë të tjera të Greqisë Perëndimore, kohëzgjatja e tërmetit ishte mjaft e gjatë.

Pas lëkundjes së fortë të regjistruar rreth 3 orë më parë, janë regjistruar edhe shumë pasgoditje të tjera.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por njerëzit në Larisa kanë mbushur rrugët, duke lënë banesat dhe shtëpitë.

9f7f89dc C07e 4449 A5f6 Ca7b1c2e25b1
9f7f89dc C07e 4449 A5f6 Ca7b1c2e25b1
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb