logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

XHAKARTA – Një tërmet i fuqishëm godet arkipelagun Moluk

XHAKARTA, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Një tërmet i fuqishëm me manjitudë 7,3 ballë riter goditi sot Indonezinë, sipas institutit amerikan të gjeofizikës “USGS” që nuk ka lëshuar alarm për cunami.

Tërmeti ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale (09:00 GMT) në ishullin Halmahera, në arkipelagun Moluk në një thellësi prej 10 kilometrash.

“Tërmeti ishte mjaftueshëm i fuqishëm dhe detyroi banorët të dilnin nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve për shkak të panikut qëndruan në rrugë”, njoftoi Mansur, një përfaqësues lokal i agjencisë së menaxhimit të katastrofave.

“Autoritetet po analizojnë situatën por nuk kanë informacione mbi viktima të mundshme apo dëme për momentin”, njoftoi një përgjegjës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO