Albania

Zaev: Hapëm 64.000 vende pune, për katër vjet do të hapim 100.000

Kemi sjellë vendime të guximshme, kishim qëndrim, kemi mbyllë çështje dekadash me rëndësi, kemi ndërtuar ura, i kemi ruajtur të gjitha atributet e rëndësishme, krijuam miqësi dhe hapëm dyert e zhvillimit ekonomik të shtetit. Nuk kemi kalkuluar me rejtingun politik, ndërsa gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për të rinjtë, për fëmijët, pasi ata janë e ardhmja që të vazhdojmë përpara. Për dy vjet e gjysmë kemi hapur 64.000 vende pune, për katër vite do të hapim 100.000 që të mbajmë të rinjtë në shtëpi, ka porositur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në Kriva Pallankë.

Sipas tij, tani shteti ka përkrahje nga fqinjët dhe siç tha, “po tani mundemi edhe më shumë dhe më mirë”.

“E përmbushëm amanetin e të parëve tanë, të paraardhësve tanë që kanë luftuar në LNÇ, duke krijuar shtetin të cilët kanë luftuar në Luftërat ballkanike që të kemi popull maqedonas dhe të kemi gjuhë maqedonase. Ndërsa populli maqedonas dhe gjuha janë njohur sot në mbarë botën, sipas nenit 35 të marrëveshjes me NATO-n, siguria është e garantuar, kemi listë pronësore dhe nuk jemi më IRJM, por Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s ku jetojnë qytetarë të saj. Para disa ditësh BE e ka hapur kornizën negociuese, e pse dhjetë ditë para zgjedhjeve, pasi ajo ofron politikë progresive dhe kjo le të jetë e qartë për kuazi -patriotët Mickoski, Janushev dhe të tjerët…”, ka thënë Zaev para banorëve të Kriva Pallankës.

Ai ka thënë se për dy vjet e gjysmë janë rritur paga mesatare dhe minimale, ndërsa ka porositur se në mandatin e ardhshëm, paga mesatare do të arrijë 34.000 denarë, derisa ajo minimale 20.000.

Football news:

Muller before Barca: anything can happen in a match of this level
Mammana about moving to Sochi: I will Try to achieve a lot with this great club
Chakyr should not have counted Langle's goal. Ex-referee Andujar Oliver on the Barcelona-Napoli match
Lampard on Chelsea's challenge for the new season: we Don't want to limit ourselves to fighting for the top 4
Lewandowski scored his 66th goal in the Champions League and moved to 4th place, ahead of Benzema. To Raul's 5 goals
Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often