Albania

Zaevi ende hesht për propozimet, opozita kërkon distancim nga teza se gjuhët janë të njëjtat!

Derisa ende nuk ka asnjë shpjegim se çfarë përmban dosja e kaltër e kryeministrit Zoran Zaev dhe çfarë propozimesh ka çuar në Sofje, VMRO-DPMNE-ja sërish kërkon të zbulohet se çfarë konkretisht kryeministri i ka propozuar si zgjidhje palës bullgare. Qeveria dje doli me kumtesë të shkurtër në të cilën i hodhën poshtë spekulimet dhe pretendimet, duke i quajtur të pasakta. Por, edhe përkundër kësaj, partia opozitare kërkon që Zaevi publikisht të distancohet nga zërat se ka ofruar zgjidhje që nënkupton se maqedonishtja dhe bullgarishtja janë gjuhë të njëjta.

“Derisa Zaevi në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk distancohet nga pretendimet, Zaevi duke heshtur para opinionit maqedonas e pranon tezën negative se gjuha maqedonase dhe bullgare janë gjuhë të njëjta, respektivisht se deri në kodifikimin e gjuhës maqedonase në vitin 1945, maqedonishtja ka qenë formë apo dialekt të bullgarishtes”, tha Naum Stoillkovski – VMRO-DPMNE.

Në ndërkohë, politikanë bullgarë me ofendime dhe provokime. Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, i cili vjen nga radhët e partisë së Karakaçanovit, publikoi një video në të cilën thotë se Maqedonia është bullgare. Nga ana tjetër, Karakaçanovi në emisionin “Bullgaria24” i pyetur se për cilën përfaqësuese ka bërë tifo në suaza të Kampionatit Evropian, u përgjigj se për Maqedonisë, pasi siç shtoi, është shteti i dytë bullgar.

“Ai është shteti i dytë bullgar. Fakti që Zaevi dhe politikanët në Maqedoni nuk duan ta dinë të vërtetën historike, në fund të fundit ata janë bashkatdhetarë tanë. Nëse Përfaqësuesja jonë në futboll nuk arriti të plasohet në Kampionat, kuptohet se do të bëj tifo për përfaqësuesen e dytë bullgare”, tha Karakaçanov.

Edhe gazetari i portalit bullgar “24 Orë”, Viktor Ivanov në një video të titulluar “Kishim mundësi ta marrin Maqedoninë me një kamion me salsiçe Fajzer” thotë se maqedonasit janë bullgarë. Vizitën e Zaevit e vlerësoi si “gjunjëzim”, duke shtuar se edhe po ta jepte Ohrin si dhuratë, sërish nuk do ta kishte mbështetjen për nisje të bisedimeve me BE.

Historiani bullgar, Angel Dimitrov, i cili është pjesë e Komisionit të përbashkët për çështje arsimore dhe historike, u ankua se asgjë nuk është përmbushur nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë dhe fajin ia hedh palës maqedonase. E derisa figura bullgare dalin me nënçmime dhe fyerje, kryeministri Zaev, vizitën e tij në Sofje e vlerësoi si një hap përpara në marrëdhëniet dhe kthim të besimit mes popullit maqedonas dhe bullgar.

Football news:

The more the fly spins in the web, the more entangled it becomes. Here is how Belarusian officials and coaches persuaded the athlete to go home
Ronaldinho on Messi's victory at the Copa America: This is the only thing that he lacked. I am very happy for him
Mikel Arteta: Jaka stays. He is a key Arsenal player
Parti injured his ankle in a friendly game with Chelsea. Arsenal midfielder will be examined tomorrow
Umtiti agrees to leave Barca, but only to a club from the Champions League or claiming the title
Sassuolo is ready to give Locatelli to Juve on loan for 5 million euros with an obligation to buy out at least 30 million
Sofia Pozdnyakova: It's more fun with the audience, the excitement wakes up. But we do not have such a popular sport as football or figure skating. We are used to it