Albania

Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se, masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshillëdhënës po vazhdojnë të japin rezultate.

Ai tha se edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se sipas tij, këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi.

“Të gjithë së bashku, jemi partner në proces, të gjithë akterët duhet të marrin dhe t’i kryejnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji në mënyrë që virusit mos t’i japim këmbë, por ta minimizojmë prezencën e tij”, tha Zemaj.

“Masat antiCOVID të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshillëdhënës po vazhdojnë të japin rezultate. Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19”,-tha ai.

“Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi. Shëndeti është edhe mision për të ruajtur shëndetin individual dhe nga ai individual edhe atë kolektiv duhet të jetë mision i të gjithëve, andaj secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.Tashmë kur edhe shtetet evropiane, kanë filluar ta largojnë Kosovën nga lista e zezë sa i përket prezencës së COVID-it, ne kemi motiv shtesë për të qenë bashkë për ta fituar betejën. Koordinimet e mëtejme, me faktorët relevantë, vijojnë sot, nesër, me baza të rregullta”,- thekson Zemaj. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi