Albania

Zgjedhjet/ 7500 policë në terren, plan me 4 faza për të garantuar mbarëvajtjen

Mbi 7.500 efektivë të policisë do të jenë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri.

Përgatitjet e policisë për këto zgjedhje kanë nisur që në dhjetor të vitit të shkuar kur kanë nisur edhe trajnimet e stafit.

Në një intervistë për News24 Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili tha se për gjithë procesin zgjedhor policia do ta ndjekë në 4 faza që në nisje të fushatës deri në dorëzimin e fletëve të votimit në kzaz.

Policia do të hartojë edhe një regjistër ku do të shënohet çdo vepër penale në fushën zgjedhore i cili do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.

Një rëndësi e veçantë do i kushtohet edhe ruajtjes së institucioneve e personaliteteve.

Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara KQZ ka kërkuar nga policia që të mos përfshijë në efektivët që do të angazhohen në zgjedhje punonjës me më pak se 4 muaj eksperiencë. Po ashtu nuk do përfshihen as forcat komando dhe efektivët e policisë kIrminale, si edhe nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve deri në 150 m pranë qendrave të votimit.

Zgjedhjet e 25 prillit pritet të monitorohen nga 250 vëzhgues të OSBE-ODIR të cilët do të fokusohet ne zbatimin e identifikimit biometrik, monitorimin me abuzimet e përdorimit te burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore dhe votimin nën masat anti-Covid.

o.j/dita

Football news:

Cristiano Ronaldo: Someone can have one or two great seasons. The really strong ones are the ones who are good year after year
Real Madrid is the most expensive football brand in the world. Barcelona-second, Manchester United-third (Brand Finance)
Draxler has extended his contract with PSG until 2024
Tottenham value Kane at 150 million pounds and do not want to let him go to the Premier League club
Real Madrid are unlikely to extend their contract with Ramos if Varane stays at the club
The Government of the Russian Federation has allocated more than 1 billion rubles for the preparation and holding of International competitions
Kane has again told Tottenham bosses that he wants to leave. Manchester United, City and Chelsea talk to his agents