KIEV, 15 maj /ATSH-DPA/ – Sipas qeverisë së Kievit, forcat ukrainase kanë arritur përparime të mëtejshme në zonën përreth qytetit lindor të kontestuar ashpër të Bakhmutit.

”Njësitë tona kapën më shumë se 10 pozicione armike në veri dhe në jug të Bakhmutit dhe pastruan një zonë të madhe pyjore pranë Ivanivske nga armiku”, shkroi në Telegram zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

”Ushtarët rusë u kapën gjatë operacionit dhe trupat ukrainase vazhduan të avancojnë kundër të gjitha gjasave. Këtu një metër vlen 10 kilometra për sa i përket kompleksitetit të detyrës”, shtoi ajo.

Pavarësisht suksesit të fundit ukrainas, situata në Bakhmut mbetet e tensionuar, pasi ushtria ruse po bën rezistencë të ashpër.

“Armiku ka mbledhur të gjitha forcat e tij atje dhe po përpiqet të përparojë, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tij”, shkroi Maliar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.