TIRANË, 27 mars/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Xhaçka informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe rëndësinë e tyre për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ndamë të njëjtin mendim se BE-ja duhet të vazhdojë të ruajë intensitetin e procesit të integrimit, duke marrë parasysh kontekstin e luftës në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministrja.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Xhaçka inkurajoi aktorët politikë që të përmbushin angazhimet për t’i hapur rrugë procesit të integrimit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.