Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Rusia prezente në veriun e Kosovës”, Rama: Kosova e Serbia duhet të përfundojnë marrëveshjen

TIRANË, 6 Korrik/ATSH/-Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për “Klan Kosova”, bëri edhe njëherë thirrje për një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë, ku Kosova e Serbia të përfundojnë marrëveshjen mes tyre.

Sipas Ramës, situate është tejet e rrezikshme, pasi sipas informacioneve njerëz të “Vagner” kanë qenë prezent në veriun e Kosovës.

“Dy të këqijat që unë shoh si rezultat i kësaj. Se kjo është një lajthitje strategjike, për një luftë taktike. Kjo e Osos është taktikë, jo strategji. Strategjia është lajthitje e plotë. Pse? Sepse mund të çoj vetëm në dy drejtime, Osoja rri atje dhe atje situata eskalon, sepse këto bandat që nuk ajën fantazi, porjanë reale. Këta kriminelë dhe këto struktura të inkriminuara, që nuk janë thjesht serbe, por është një miks, një amalgam i llumit ballkanit, bashkë me serbët në krye atje, që merren me trafiqe, armë, kripto…etj, futur atje në një kokteil me lunatizmin serbo ballkanik dhe me nxitjen e Rusisë që është prezente atje.

Shërbimet tona, të Kosovës, të Shqipërisë e dinë shumë mirë që Rusia është prezente atje, atje ka patur deri vonë, nuk e di a ka sot, por ka patur njerëz të Vagnerit, që kanë vajtur për të bërë stërvitje. Për çfarë i stërvisin për ti gjuajtur me gurë? Pra, e keqja më e madhe që shoh është që nga lufta për Oson të shfaqet papritur një forcë kompletë desktruktive paramilitare me pushkë të gjata, nga e cila futesh në një konflikt të brendshëm dhe pyetja është a është ky momenti për ta marrë këtë riskt përsipër? Çfarë ndodh pastaj, të ikën dhe marrëveshja nga tavolina. Ikën marrëveshja, pastaj do të jetë një situatë menaxhimi absurde të një krize absurde të krijuar nga një absurditet”,- tha RAma.

“Në këtë gjë që ndodh këtu, shoh keq e më keq, e nuk shoh asnjë mundësi që një vend i vogël, dhe një shtet me specifikat e Kosovës, por edhe Shqipëria po të ishte, që s’ka problem me njohjet, por ti hy Shqipëria një detit në këmbë për një situatë, ku pa pritur e kujtuar të gjithë miqtë e aleatët ti kthehen kundër, e ti thotë Shqipëria jo, që unë e di më më mirë këtë situatë, se ju jeni naiv dhe pak si të hutuar dhe që duhet të më ndiqni mua. Nuk e ka treguar historia në ndonjë vend që kjo sjell ndonjë të mirë”,- vijoi Rama.

Duke folur për Konferencën që ka propozuar, Rama tha se “nuk është konferencë e re për Kosovën. Është Kosova dhe Serbia bëjnë konferenca rregullisht duke ikur në Bruksel atje, të dy liderët duke u takuar me Lajçakun e Borrelin. Kanë nisur seanca spirituale tani, njëri këtej e tjetri andej, se nuk rrinë as bashkë me një dhomë. Ky nivel të ngrihet në një nivel maksimal. Jo konferencë për Kosovën. Një konferencë e nivelit më të lartë për të përfunduar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo është marrëveshja bazë e cila do të ketë sipas po asaj marrëveshje detajim të plotë e do të mbushet me të gjitha elementët e vetë. E duhet për mua një konferncë ku të mbyllen brenda e ta mbyllin të gjithën të detajuar e të marrin atë që është thënë”,- vijoi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë po ashtu rrëfeu përmes ironisë dhe  bisedimet në Ëhats App mee Kryministrin Kurti.

“Nuk kam ardhur këtu të bëjë debat me Albinin, e bëjë në ëhats app. Debat! Unë flas ai dëgjon, nuk flet. Rradhë përgjigjet. Por kjo është çështje komunkimi. Nuk ka problem. Ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht, do ta përforcoj mesazhin. Jo është njësoj sikur i shkruan televizorit dhe televizori të kthen përgjigje”,- tha Rama.

Duke iu rikthyer çështjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, Rama shtoi se ajo është firmosur, por nuk është zbatuar. “Këtu flitet sikur unë dhe në këtë rast e gjithë dynjaja, po tentojnë që të vëmë në lëvzje një mekanizëm që t’i bëhet një padrejtësi Kosovës dhe vetëm Albini e kupton këtë padrejtësi dhe ai po e mbron Kosovën nga kjo padrejtësi. Unë nuk e kuptoj se çfarë padrejtësie po i bëhet Kosovës këtu, ndërkohë që në tavolinën atje, është gjëja që e pret për tu nënshkruar rruga e të ardhmes dhe këtu janë spostuar të gjithë te pylli ku dalin e zhduken kriminelat e veriut të Kosovës e ku goditen e plagosen ushtarët e KFOR-it. Dhe megjithëse goditen ushtarët e KFOR-it, ata që i kanë çuar ushtarët atje, thonë ok do ti dënojmë këta, por prit njëherë se duhet bërë kjo. “Jo! Do të mbrojmë ushtarët tuaj” thotë Albini. Po si mund të jetë kështu kjo punë”,- vijoi Rama.

“Ose pastaj duhet ta themi dhe këtë, mund edhe të ndodhi, që të gjithë janë çmendur, ose të gjithë shohin një gjë që është ireale dhe mbase do jemi të detyruar që të vi në një moment të caktuar të kërkoj falje. Dhe do të them që e gjithë bota ka qenë gabim dhe hajde bëjmë bashkim jo kombëtar, por bashkim ndërkombëtarë”,- argumentoi Kryeministri Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.