TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Zhvillimi i sektorit të bujqësisë biologjike në Shqipëri, po njeh një trend në rritje.

Emiljano Toshkezi është një banor dhe fermer i fshatit Suk 2 në bashkinë e Roskovecit.

Prej 5 vitesh ai ka ndërtuar serra në një sipërfaqe prej 1 ha në të cilën ai kultivon perime të llojeve të ndryshme si lakra, speci, domatja, trangulli, etj

Në vitin 2022 Emiljano u bë pjesë e një projekti mbështetës të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Giz për “Kontrollin Biologjik të Dëmtueseve në Serra”.

Gjatë kësaj periudhe serrat e tij ishin të mbjella me speca dhe mbrojtja e tyre u krye nëpërmjet luftës biologjike, duke evituar plotësisht përdorimin e pesticideve.

Shumë fermerë të ndryshëm tregojnë interes për të kaluar nga prodhimi tradicional te ai biologjik si alternativa më e mire për eksporte me vlerë të shtuar.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.