Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

COVID-19, MSHMS: 11 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 në Tiranë, nga 1 qytetar në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat.

Janë 125 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,579 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 403

Testime totale 2,033,468
Raste pozitive 333,300
Raste të shëruara 329,579
Raste aktive 125
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 8
Durrës 3
Vlorë 3
Berat 2
Shkodër 1
Elbasan 1
Korçë 1
Lezhë 1
Gjirokastër 1

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.