Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ushtrim i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohet një shtetas

TIRANË, 7 mars/ATSH – I. Vata/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar sot operacioni policor i koduar “Brothers”, për aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i operacionit  nga Komisariati i Policisë Nr. 5, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i një shtetasi dhe u shpall në kërkim vëllai i tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se në një lokal në bulevardin “Nënë Tereza”, dy vëllezër, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:   N. S., 19 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij, pronari i lokalit, shtetasi L. S., 31 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasi N. S., u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin në pronësi të vëllait të tij, shtetasit L. S., i cili e kishte vendosur në dispozicion për lojëra fati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.