Albania

1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit/ Çuçi: Punë e jashtëzakonshme me mision të përbashkët, të ringriheshim nga rrënojat

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili u ngarkua nga Qeveria si Ministër Fuqiplotë për Menaxhimin e Situatës pas Tërmetit, përkujtoi sot njëvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në përballimin e situatës.

“Sot një vit nga tërmeti apokaliptik i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, plagosi qindra të tjerë dhe la pa strehë mijëra familje. Isha në Durrës një ditë pas katastrofës kur sapo u ngarkova nga Qeveria si Ministër Fuqiplotë për Menaxhimin e Situatës pas Tërmetit. Veç ngushëllimit për familjet e atyre që humbën jetën, sot një vit më pas dua të shpreh edhe një falenderim të madh për të gjithë ata me të cilët punova për më shumë se dy muaj”, u shpreh Çuçi.

“Një skuadër fantastike, me të cilët bëmë një punë të jashtëzakonshme dhe kishim një mision të përbashkët; të ringriheshim nga rrënojat dhe të vazhdonim përpara, me besim dhe shpresë se ditë më të mira do të vinin e gjithçka do të rindërtohej, siç në fakt po rindërtohet”, tha Çuçi.

Ai falënderoi dhe ekipet të kërkim-shpëtimit nga Kosova, Italia, Turqia, Greqia, Franca, Zvicra, Izraeli, Rumania, Serbia etj. Gjithashtu, ai falënderoi edhe Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

“Faleminderit skuadrave të ndihmës humanitare, duke nisur që nga mjekët, infermierët dhe gjithë shërbimi spitalor; mësuesit dhe edukatorët, Autoriteti Portual e Bashkia Durrës, Emergjencat Civile, Rezervat e Shtetit, rrjeti i vullnetarëve vendas e të huaj, fondacionet “Fundjavë Ndryshe’”, “Shqiptarët për Shqiptarët” e “Gjurmë Shqiptare”; qytetarët e bizneset e hotelerisë që hapën dyert për strehimin e familjeve të mbetura jashtë”, u shpreh Çuçi.

“Faleminderit ekipit të evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, duke nisur me Institutin e Ndërtimit dhe kreun e atij institucioni, inxhinierin Agron Hysenlliu, i cili për fat të keq nuk është më sot mes nesh; mbi 500 inxhinierëve nga FSHZH, ASHK, Universiteti Politeknik i Tiranës, bashkitë e vendit dhe 81 ekspertët e huaj të ardhur nga 11 shtete; OSHEE; Ujësjellës Kanalizime dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit”, theksoi ministri Çuçi.

“Faleminderit prefektëve dhe kryetarëve të 11 bashkive në 3 qarqet e prekura nga tërmeti; Tiranë, Durrës, Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Shijak, Rrogozhinë, Kurbin, Mirditë e Krujë. Faleminderit bashkimit europian, OKB-së e Bankës Botërore; Ambasadori Luigi Soreca, Brian J.Ëilliams, Limya e Maryam.  Faleminderit për strukturat e shtabeve: Rovena, Etjen, Ermira, Ornela, Hantin, Ardian, Artan, Besfort, Dajna, Ilir, Fjori, Klodiana, Linda, Vali, Thanasi, Eridana, Lori etj.”, shtoi Çuçi.

“Faleminderit skuadrës fantastike që hartoi Raportin e Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit (PDNA), me në krye kolegen Milva Ekonomi dhe gjithë ekspertët e tjerë vendas e të huaj që punuan me dhe pa orar për të bërë gati në kohë rekord një prej dokumenteve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar”, tha Çuçi.

“Ndjesë shumë nëse kam harruar të përmend dikë, por kushdo që ka dhënë kontribut në ato ditë të vështira, ka mirënjohjen time të thellë dhe të mbarë shqiptarëve. Solidariteti i atyre ditëve e javëve me radhë ishin një shembull domethënës i forcës njerëzore për t’u ringritur pas çdo fatkeqësie e zemërate të natyrës”, u shpreh Çuçi.

“Falë lidershipit të jashtëzakonshëm të kryeministrit Edi Rama ia dolëm që në Konferencën e Donatorëve të kishim një sukses që askush s’e mendonte më parë. Bashkuam zemrat dhe mendjet e miqve e partnerëve ndërkombëtarë, që angazhuan 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Një solidaritet ky i pashoq, për të cilin ne shqiptarët i jemi thellësisht mirënjohës çdo shteti e organizate që do të na ndihmojë me rindërtimin”, përfundoi Çuçi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

You can also hand over tickets for Euro and return the money (if the matches are postponed in March, everything will burn out). Instructions
Mark Clattenburg: Klopp knows what he's doing, he's incredibly smart. Jurgen is bad at losing, he and Ferguson have more in common than he realizes
Alex Ferguson: Rooney has had a fantastic career. I hope he can be a coach
A Bundesliga club cannot be bought. But Volkswagen was able to
Midfielder Bayer Amiri was called a fucking Afghan. After the match, the Union player apologized
Ozil and Arsenal have agreed to terminate their contract. He will complete the move to Fenerbahce at the weekend
Klopp on Bruno: Outstanding player, leader. Good transfer for Manchester United, unfortunately