TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e  bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila theksoi sot se “gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer janë kryer 832 testime ku janë identifikuar 106 raste pozitive, 137 të shëruar dhe 2 humbje jete. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.