Albania

22 viktimat e të dielës nuk i përkasin 24 orëshit, ja kur kanë vdekur…

22 viktimat e Kovid-19 të regjistruar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë të jenë përmbledhje e viktimave nga 24 dhe 25 tetori dhe të raportuara si viktima të 24 orëve të fundit. Një raport të cilin e ka siguruar televizioni Alsat dëshmon se 17 nga 22 viktimat kanë ndërruar jetë më 24 tetor, ndërsa 3 viktima tjera më 25 tetor. Për një viktimë 88 vjeçare nga Kriva Pallanka nuk potencohet data e vdekjes, ndërsa një viktimë tjetër nga Gostivari e moshës 75 vjeçare raportohet të ketë ndërruar jetë më 25 tetor në kushte shtëpiake.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmon se raporti i 24 orëve të fundit ndonjëherë i thirret edhe viktimave të 1 ose 2 ditë më parë për shkak të rezultatit të vonuar nga tamponi post-mortum.

Regjistrohen edhe viktima të 24 orëve të mëparshme. Mundet një ose dy viktima të përfshihen në raportin e fundit për shkak të rezultatit të vonuar ose problemeve teknike administrative – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Raste të tilla sporadike janë regjistruar edhe më parë kur viktimat si pasojë e virusit Korona janë përfshirë në raporte një ose dy ditë me vonesë.

Adrian Kerimi

Football news:

Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?
Ziyech about who inspires him: Eden Hazard. A world class player
Jermain Defoe: Kane and Son are the best link in the world right now