Albania

28 miliardë lekë buxheti për Rindërtimin në 2021-n, puna vijon intensivisht që asnjë të mos lihet mbrapa

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj paraqiti sot në Kuvend të gjithë ecurinë e procesit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Gjatë interpelancës plenare, ministri tha se Qeveria shqiptare reagoi menjëherë, që në sekondën e parë, dhe se çdo ditë puna vijon intensivisht me përgjegjshmëri e emocion maksimal në mënyrë që asnjë qytetar të mos lihet mbrapa.

Ministri bëri të ditur se qeveria ka mbështetur procesin e Rindërtimit me një fond prej 34 miliardë lekësh këtë vit, nga të cilat 32 miliardë lekë janë alokuar tashmë në 4 programet e procesit.

“Për ndërtimin e banesave janë akorduar 10 miliardë lekë, për ndërtimin e objekteve arsimore janë akorduar 7.4 miliardë lekë, për grantet për banorët janë akorduar 9.8 miliardë lekë, ndërsa për infrastrukturën publike janë akorduar 2.4 miliardë lekë“, u shpreh ministri.

Ahmetaj tha se gjatë vitit që vjen, fondi për Rindërtimin llogaritet 28 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2022 parashikohet të shpenzohen 6 miliardë lekë.

Më tej, ai shpjegoi edhe ecurinë e fondit të akorduar në formë granti për banorët të cilëve u është dëmtuar banesa, por mund të riparohet.

Fondet, tha ai, për meremetimin e banesave të dëmtuara lehtë ose mesatarisht llogariten 9.8 miliardë lekë nga të cilat 6 miliardë lekë janë shpërndarë tashmë te qytetarët.

“Përfitues të granteve për meremetimin e banesave llogariten 27 594 familje”, deklaroi Ahmetaj.

Ministri informoi se sot nis puna për ndërtimin e 2 pallateve në Durrës, ndërsa në Laç, ndërtimi i 524 apartamenteve po vijon me intensitet të lartë.

Ndërkohë, ai theksoi se me Emiratet e Bashkuara Arabe është nënshkruar marrëveshja prej 75 milionë dollarësh për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në zonën e Durrësit.

Sot, informoi ai, është duke u bërë rilevimi nga entiteti i autorizuar nga Abu Dhabi./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Тот Tottenham midfielder Winks scored from 49 yards. This is the 3rd result in the Europa League, all - in this draw
This miss will hurt all men: Molde player missed from half a meter and drove into the bar
Mikel Arteta: I am Very happy with Pepe's game against Molde. Arsenal played well overall
Napoli players came out in t-shirts with Maradona's name and number 10 for the Europa League match
Daniele Bonera: Milan is happy with the game with Lille and only regrets the result
Neymar on Maradona: You will always remain in our memory. Football is grateful to you
If football was a movie, Diego would be its main character. Showsport readers say goodbye to Maradona