Albania

Aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogorasë, Korridori Blu, parqet fotovoltaike e Skavica/ Balluku: Faqe e artë e qeverisë Rama në infrastrukturë dhe energjetikë

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, vlerësoi aeroportin e Vlorës, tunelin e Llogorasë, Korridorin Blu nga Murriqani- në Kakavijë dhe diversifikimin e energjisë që pasqyrohet në parqet fotovoltaike më të mëdha që kanë nisur të ndërtohen si ai i Karavastasë dhe Spitallës që janë investime të huaja si dhe HEC e Skavicës, si ndër investimet më strategjike në vend me peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit.

Gjatë takimit që zhvilloi sot me banorë të kryeqytetit, Balluku tha se “këto janë pesë punët që do të kthehen në histori dhe do të shënojnë qeverinë Rama, si shkruajtëse të një faqeje të artë në infrastrukturë dhe në energjinë e vendit”.

Rruga e Arbrit, tha ajo, është padyshim një mrekulli, por Korridori Blu, si në aspektin kilometrik si në kompleksitet, do të jetë shumë më i madh se rruga e Arbrit.

“Nyja “Shqiponja” është nyja më e madhe infrastrukturore që ne kemi, por për shkak të ndërtimit të bypass-it të Tiranës i cili tashmë është në fazën finale të projektimit dhe të aprovimit të fondeve nga BERZH, shumë shpejt për 3-4 vite nuk do të jetë më e madhja “Shqiponja “, se do të jetë bypass- i i Tiranës i cili do të ndërtohet në Kashar”, u shpreh Balluku.

“Rruga e Arbrit është përfundim dhe ne ndërkohë i hedhim sytë tek e ardhmja. Në këtë këndvështim Korridori Blu do të lidhë Shqipërinë nga ana rrugore me dy shtete fqinjë siç është Mali i Zi dhe Greqia”, vijoi Balluku.

Korridori Blu, nis në Murriqan dhe përfundon në Gjirokastër, duke prekur të gjithë Ultësirën Perendimore edhe jugun e vendit.

Balluku tha se, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, me mbështetjen e Fondit Abu Dabi “do të ndërtojmë një impiant 60 mwv në liqenin e Bovillës i cili furnizon Tiranën me ujë por do ta furnizojë edhe me energji”.

“Ne kemi nisur me KESH ndërtimin në kaskadën e Drinit të impiantit 2 mwv për ta parë sesi do të funksionojë, ndërsa është bërë edhe në HEC e Moglicës ndërtimi I një impianti tjetër i këtij lloji. Sjellim një realitet të ri në sistemin energjetik të vendit si asnjëherë më parë përmes investimeve dhe diversifikimit të energjisë”, tha ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude