KAVAJA

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën afër Golemit. Një motorist 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një furgon.

Gazetari Kelment Baçi raporton për BalkanWeb se motoristi dhe viktima tashmë quhet Ardian Gjelapi, teksa pas përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po ashtu dyshohet se në aksident si furgoni dhe motori kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor po vijon me punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik në autostradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb