Pasditen e sotme është regjistruar një aksident rrugor në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur 5 persona. Një kamionçinë, e cila vinte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën një makine tip “Toyota” me targa greke.
Sakaq, sipas informacioneve nga grupi hetimor, kamionçina ka hyrë në rrugë pa sinjal duke shkaktuar dhe përplasjen dhe ndërkohë, në automjetin që vinte nga Greqia ishin një çift bashkëshortësh nga Fieri me fëmijën e tyre, gjyshin si dhe tezen e fëmijës.
Bëhet me dije se të pesë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është shtruar në ranimacion me plagë të rënda.
h.b/dita