TIRANA

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Vorë-Tiranë.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti janë lënduar një prej drejtuesve dhe një pasagjer.

Policia siguron se ata janë jashtë rrezikut për jetën kurse po vijon puna për normalizimin e qarkullimit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej  mjeteve dhe një  pasagjer, pa probleme për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb