Albania

Aksident me vdekje në Divjakë, automjeti përplas motorin, humb jetën 27-vjeçari

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, ku si pasojë ka humbur jetën një 27 vjeçar.

Policia bën me dije se një 46 vjeçar drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç.

I riu si pasojë e plagëve të marra nga përplasja ka humbur jetën.

Ndërkohë policia e Fierit si autor të ngjarjes ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, shtetasin me iniciale A. Sh., 46 vjeç.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

o.j/dita

Football news:

Barcelona have started negotiations with Dembele on a new contract. The club is aware of Manchester United's Interest in the player
The stadium is where I am-a YouTube show where the legends of Liverpool and Arsenal taught children to do football tricks
Jovic has recovered from the coronavirus and can play against Sevilla on Saturday
Paredes on Messi at PSG: I Hope so. Welcome Leo with open arms
Trent on the best match of his career: 3-0 with Manchester City in the Champions League. In these games, you can't even communicate with your partners
Pele wrote an appeal to Maradona: I love you, Diego. We have been compared all our lives, but you are incomparable
Until the 65th minute, Manchester United were very good. And then Tuchel used a favorite technique of Solskjaer (DSLR) against him