Albania

Aksident tragjik në Vlorë, makina përplas për vdekje 7-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku mjeti ka përplasur për vdekje një të mitur 7-vjeçare.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me inicialet E.SH, dhe po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Football news:

Lothar Mattheus: Bayern think of Nagelsmann as a successor to Flick
Di Maria about Bayern: PSG passed the best team of last season
Conceicau on departure from Chelsea: I am proud of the Porto players. We played a fantastic game
Flick will accept the offer to lead the German national team. Matteus about the Bayern coach
Keylor Navas has never lost in the Champions League in a two-legged match in which he played
Mbappe dancing on the table 🕺 Watch as PSG celebrate their semi-final exit with passion
Pochettino on reaching the semi-finals: It's all down to the PSG players. I missed the adrenaline