TIRANË

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

25-vjeçari Jehon Breçani aksidentoi pak ditë më parë në Tiranë 23-vjeçaren Xhenisa Gega, e cila fatkeqësisht humbi njërën këmbë, ndërsa ndodhet ende në spital.

“BalkanWeb” mëson se masa e sigurisë Breçanit i është komunikuar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që ai ka pasur nga përplasja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb