Albania

Aksidenti në Thumanë, shkon në dy numri i viktimave, arrestohen drejtuesit e mjeteve

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Thumanë. Një grua 57-vjeçare ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra.

Ndër të tjera policia bën me dije se përveç drejtuesit të Trajlerit, shtetasit , shtetasi B. L., është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit “Opel”, i cili ndodhet i plagosur në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital. Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në ditë më parë në aksin rrugor Thumanë –Krujë, ku një kamion u përplas me një makinë tip Opel, ku si pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes 39 vjeçarja F.G.

o.j/dita

Football news:

Koeman before Rayo: The Cup is the shortest path to the trophy, but it did not get easier because of the relegation of Real Madrid and Atletico
Messi and his family take French lessons. Why teach him to go to the City? Canal+ journalist about the forward at PSG
Johnson on Lampard's resignation: In the world of results, it doesn't matter who you are - Mr. Chelsea or not
Alexander Golovin: Kovac is a competent specialist. Excellent work with him
Arsenal want to play the Europa League away match with Benfica on a neutral field due to a possible ban on flying to Portugal
Coach Istanbul Webo on the scandal: Tuchel did not show solidarity. I am furious, I was discriminated against
Barcelona did not pay the players for six months in December, although they took out a loan. The club promises payments in February