Albania

“Akuzat për vjedhje votash nga Basha, alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësisë,” Nishani: Rama do fitojë dhe në 2025 nëse PD s’reformohet

TIRANË, 8 maj /ATSH – I. Vata- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishan rrëzon pretendimin e kryetari të PD-së Lulzim Basha për vjedhje votash, madje ai thekson se Edi Rama do të fitojë zgjedhjet edhe në mandatin tjetër në zgjedhje e 2025-sës.

Në një intervistë, ish-presidenti Nishani ka dhënë argumentet pse kërkon dorëheqjen e liderit të opozitës.

Ai tha se “nuk është përgjegjësia ime fokusi te një njeri, kauza ime është shumë herë më e gjerë sa përgjegjësia personale. Shqetësimi im është i mijëra shqiptarëve të cilët prisni që pas 25 prillit sistemi politikë në Shqipëri, modeli qeverisë, institucionet në konceptin e reformimit, i gjithë vendi të hynte në një rrugëtim thelbësisht të ndryshëm dhe kjo do të realizojë nëpërmjet ndryshimit të qeverisë. Ajo çfarë na dëshpëroi të gjithëve por dhe nuk duhet të na mbajë peng është se opozita rezultoi se nuk kish qenë e aftë dhe e zonja për të fituar besimin e shqiptarëve për të filluar këtë ndryshim të madh”.

Nishani tha se “nëse PD do të rrijë në këtë gjendje që është sot dhe nuk ndryshon në mënyrë të thelë në koncept, strukturë, imazh, hapjen, bashkimin dhe jo përjashtimin, dhe nëse nuk bëhet nesër një parti që të bindi 1 milionë shqiptare që besojnë se projekti i ri është një qeverisje ndryshe, atëherë do mbetemi në një statuskuo ku kemi një opozitë të pa zonja për të përmbysur realitetin”.

“Dorëheqja e Bashës është si hapi i parë i krijimit të një besimi. Sfida më e madhe është mungesa e besimit dhe u vërtetua me 25 prill. Dorëheqja është koncept politike, koncept i vizionit perëndimore, dhe nuk ka vlerën e e sjellës me integritet, por dhe një aspekt tjetër, çlirimin nga ngërç psikologjik që ka gjithë struktura e PD-së”, tha ai

Nishani rrëzon alibinë e Bashës për vjedhje votash në zgjedhjen e 25 prillit.

“Alibia e dobët për t’i ikur përgjegjësinë dhe hapjen e PD. Ky proces, vërtetimi se janë vjedhur zgjedhjet, duhet të vijojë paralelisht me hapjen e partisë. Rama do fitojë edhe 2025 nëse PD nuk reformohen.  Nëse nuk largohet, do dëmtojë personalitetin e vet, Basha e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin. Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj”, tha ai.

Nishani shtoi se nëse opozita mbete pa një alternative qeverisëse, atëherë arroganca e pushtetit do rrite më shumë dhe nuk do të kemi mundësi për ta ndryshuar

I pyetur nëse ka patur kontakte me Bashën dhe Berishën, Nishani e mohoi një fakt të tillë.

“Reformimi nuk vjen vetëm me dorëheqjen e liderit, ajo është hapi i parë i nisjes së një procesi besimi. Nuk e duan qeverinë e Ramës, nuk kanë besim te PD, dorëheqja është një akt politik perëndimor dhe nuk ka vetëm vlerën e perceptimit të sjelljes me integritet, por edhe çlirimi nga ngërçi psikologjik që ka struktura dhe opinioni i PD-së. Duhet të sillesh europian duke filluar nga vetja, nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të sillen europian dhe vetë të sillesh sipas modelit afrikan. Nuk është çështje spastrimesh. Kur them modeli i ri, vija e parë i takon gjeneratës së re, PD ka organizimin e 2015, në 2025 duhet të shkojmë me modelin që duhet të ketë në 2030”, tha Nishani.

Për ish- presidentin, Bujar Nishani, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës sa për t’u shkarkuar. Ai tha se kjo sjellje e mazhorancës është një tregues se qeveria e ardhshme do të jetë arrogante.

“Presidenti gjykohet vetëm nëse ka bërë një krim dhe një shkelje të Kushtetutës, unë nuk kam parë asnjë rast të një shkelje të rëndë nga ana e presidentit të republikës dhe në gjykimin e presidentit duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duan që të dorëheqjen vëmendjen se mazhoranca nuk ka ndonjë interes se i fituan votat, nuk është sjellje serioze, por paralajmëron qeverisjen arrogance që do ketë qeveria e re. Nuk është serioze dhe nuk ka për të arritur asgjë, se parlamenti nuk e shkarkon dot, por e vendos Gjykata Kushtetuese. Në gjykatën Kushtetuese nuk besoj se do ketë një vendim për shkarkimin e presidentit se nuk ka bërë një shkelje të rëndë”, tha Nishani.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona will sell 19-year-old winger de la Fuente to Marseille for 3.5 million euros
Wales defender Gunter: I don't know when the Euro will end for us, otherwise I would be rich
Chiesa Ob 1-0 with Wales: We proved that every Italian player can perform successfully
Denmark has an unusual coach-philosopher: he turned children's football around, looked for the principles of the national team with the former prime Minister
Football has become uninteresting. 60% of the time, players roll the ball in their own half. Honorary President of the Russian Federation Vyacheslav Koloskov shared his opinion about the entertainment of Euro 2020
Coach of Finland before Belgium: We can even take the first place in the group. Just fantastic
Atalanta can offer 20 million euros to Bologna for the defender of the Japanese national team Tomiyasu