Mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, është përfshirë nga flakët një apartament në katin e katërt të një pallati në rrugën “Mikel Maruli”.
Burime nga zjarrfikësja pohuan se ndihma është kërkuar në orën 22:55 minuta dhe tre makina ndodhen në vendin e ngjarjes në luftë me flakët.
Ndërkohë, policia në njoftimin zyrtar thekson se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Banorët e pallatit janë evakuuar dhe nuk ka rrezik për ta.
Sakaq, vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
h.b/dita