Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin Italian Nicola Orlando.

Ky i fundit paralajmëron se së shpejti ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio do të vizitojë Kosovën.

Orlando thotë se diskutoi zhvillimet dhe mundësitë për të zgjeruar partneritetin në funksion të vizitës së Di Maios.

STATUSI NGA NICOLA ORLANDO

Kisha kënaqësinë të takoja Kryeministrin @albinkurti sot për të diskutuar zhvillimet dhe mundësitë aktuale për të zgjeruar partneritetin tonë të shkëlqyeshëm në funksion të vizitës së ardhshme të Ministrit @ luigidimaio në #Kosovë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb