Albania

Aleati i PD, apel Bashës: Mos bëni politikë me koronavirusin, nuk e dini ç’do të thotë të jesh në ditët e fundit të jetës

Me zërin që i dridhej, deputeti Adriatik Alimadhi, ka bërë thirrje që deputetët të mos bëjnë politikë me koronavirusin.

Alimadhi, i cili ka fituar betejën me virusin vdekjeprurës, reagoi ashpër pas një debati mes deputetit Ralf Gjoni dhe ministres Manastirliu.

Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, tha Alimadhi, ndërsa I kërkoi Gjonit se nuk është momenti për të bërë politikë.

“Meqë jam prekur nga covid Ralf do të të them një gjë. Doktoreshë Najada vinte 4 ose 5 herë në ndihmën time dhe diskutonim për ecurinë e shëndetit, edhe pse ilaçet nuk dhanë efekt po përpiqesha për të mbijetuar.

Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, personalisht e kam vuajtur këtë shumë keq. E kam vuajtur këtë.

Të gjithë mjekët kanë pasur solidaritet dhe bashkohem tërësisht me ta. Ne jemi deputet dhe unë kam dashur që çdo shqetësim timin me Covidin ta ndaj me shoqërinë. Nuk është momenti për të bërë politikë Ralf.

Të gjithë doktorët më kanë shërbyer me gjithçka. ilaçet duhet përgatitur dhe duhen marrë për të qenë përballë një pandemie që nuk dihet si shkon, para të bardha për ditë të zeza. Votojeni”, tha Alimadhi.

Football news:

Koke: to beat Bayern, you need to play a nearly perfect match. I hope their unbeaten streak ends tomorrow
Loew can return Muller, Boateng and Hummels to the German national team if there are a lot of injuries
Nacho about the Real Madrid game: That's not how titles are won. Working to get better
De Bruyne will sign a 5-year contract with Manchester City. He entered negotiations after Pep extended his contract
Tiago will miss a few more weeks. The knee injury was more serious than expected
Suarez will not play against Bayern. He again tested positive for coronavirus
Barcelona wants the yellow Messi to be cancelled. He took off his shirt in memory of Maradona