Deputeti i PS-së Alfred Peza, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për listat e hapura, tha se Edi Rama ka bërë realitet gjithçka që ka thënë.

Peza theksoii se PS dërgoi draftin në parlament , ndërsa Basha është ai që çfarë deklaron sot nuk thotë nesër.

Alfred Peza: Edi Rama çfarë ka thënë e ka mbajtur. Listat janë 100 përqind të hapura. Opozita ka probleme me veten, sepse nuk di se kë ka lider Bashën apo Metën. Ky është modeli më i mirë që kemi zgjedhur nga vendet e Bashkimit Europian. Lulzim Basha gënjeu, ndërsa Edi Rama bëri draftin dhe e dërgoi për miratim.

Erl Murati: Reforma Zgjedhore dëmton më shumë opozitën. E gjithë reforma është bërë nga Edi Rama sipas interesave të tij, ndërsa e humbur del pikërisht opozita.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb