Albania

AlternAtivA: Vendosja e bustit të Aqit Lleshit në Dibër është ndëshkim për atdhetarët e vërtetë shqiptarë

Këto ditë jemi njoftuar se më 23 shtator, me nismë të Këshillit Komunal të Dibrës, do të inaugurohet busti i Aqif Lleshit.
Pas reagimeve të shumta nga historianë objektivë dhe të dëshmuar si patriotë, që kanë qarkulluar në opinion, por që kanë arritur edhe në adresën tonë, AlternAtivA gjykon se në këtë mënyrë Komuna e Dibrës dhe Këshilli Komunal i Dibrës po e ndëshkon nacionalizmin e vërtetë shqiptarë të Elez Isufit e Ali Maliqit, për të shpërblyer kundërshtarët e tyre, siç është edhe Aqif Lleshi. E nëse Aqif Lleshit i ngrihet bust, kjo do të thotë se dënohen këta patriotë të vërtetë shqiptarë, që luftuan dhe dhanë jetën për kauzën atdhetare shqiptare.
Sipas dokumenteve me të cilat disponojmë ne, Aqif Lleshi ka qenë bashkëpunëtor i Esat Pashë Toptanit gjatë Luftës së Parë Botërore (1916-1918), ndërsa më 1920 ka qenë në kuadër të ushtrisë serbe të Mbretërisë SKS, që i luftonte kryengritësit shqiptarë të prirë nga Elez Isufi. Pas shuarjes së kësaj kryengritjeje, ushtria serbe, në të cilën bënte pjesë edhe Aqif Lleshi, ushtroi dëbimin e popullatës shqiptare nga kjo zonë, duke djegur madje qindra fshatra e duke vrarë mijëra shqiptarë të pafajshëm. Dokumentet thonë se pas kësaj ngjarje Aqifi vendoset në Beograd, ku u pranua si “mik i serbëve” dhe u shpërblye me shkollimin e të birit, Mustafës, dhe të nipit, Haxhiut. Pas pushtimit të Shqipërisë nga ushtria fashiste italiane, Aqif Lleshi kthehet në Dibër, tashmë në shërbim të forcave komuniste jugosllave. Dhe, kur në nëntor 1943 nacionalistët shqiptarë dibranë, në krye Ali Maliqin, Hysni Demën, Shemsi Hatipin, Uk Camin, Fiqiri Dinen, etj., arrijnë t’i mundit komunistët, Aqif Lleshi dhe Haxhi Lleshi ishin në anën e komunistëve jugosllavë, të prirë nga Petar Brajoviq.
Dokumentet po ashtu flasin se i biri i Aqifit, Mustafa Lleshi, pas LDB-së, u emërua kryeshef i OZN-ës, më vonë i UDB-ës, dhe ai, në emër të “zbulimit” të informbyroistëve shqiptarë, kreu arrestime e vrasje të shumta në Dibër.
Historia e Aqif Lleshit dhe Haxhi Lleshit vazhdon edhe në Shqipërinë enveriste dhe mbi qafë të tyre varen edhe shumë dëme që ua ka bërë shqiptarëve nacionalistë pushteti kriminel enverist.
Andaj, t’i ngresh busti një njeriu të këtillë dhe këtë ta bësh përmes institucionit komunal, siç është Këshilli Komunal i Dibrës, kjo është së paku poshtërim i familjeve patriotike dibrane, ndërsa në planin kombëtar është t’i shpërblesh aleancat serbo-sllave dhe enveriste kundrejt shqiptarizmës atdhetare shqiptare.
Nisur nga kjo, derisa nuk është bërë vonë, AlternAtivA kërkon nga Këshilli Komunal i Dibrës dhe nga nismëtarët e kësaj ideje që të heqin dorë nga ky veprim i mbrapshtë dhe të mos bëhen pjesëmarrës në dënimin e dytë të shqiptarëve atdhetarë.
Me këtë rast theksojmë se me këtë reagim nuk kemi asnjë qëllim denigrues ndaj pasardhësve të kësaj familje, që sot mund të jetojnë në Dibër ose në Shqipëri, të cilët nuk janë fajtorë për veprat e atyre personave dhe ne duhet t’i konsiderojmë ata si vëllezër të barabartë si të gjithë shqiptarët e tjerë. Secili krim lidhet për autorin e tij.

Football news:

Gennady Orlov about Khabib: Won-well done, but he's not the greatest
Forward Alaves Joselu: Barcelona is one of the best teams in the world. But they can be beaten
In England, they want 25% of coaches and 15% of managers to be from ethnic minorities. Only Southampton did not sign up
Zlatan okovide: the Virus challenged me and I won. But if you are not Zlatan, then do not risk it and think with your head
Koeman on Griezmann: the goals will come, I have no doubt about it. It needs to continue to work
Maguire Pro 1:6 from Tottenham: It seemed like a crisis. We were devastated, we didn't expect this
Wenger on the European super League: the Premier League is superior to other leagues, they are trying to destroy this advantage