Albania

ANALIZA: Iluministët dhe islami i Francës

Një bashkëbisedim me Olivier Roy, Gilles Kepel dhe Sergio Romano lidhur me Macron, laicitetin, religjionin dhe ekuivokun e atij “separatizmi” që dëshirohet të luftohet.

Pozicionimi i fortë i Emmanuel Macron kundër islamit politik e ka vënë Europën përpara një dileme: të zgjedhë se pas të cilave vlera të kompaktësohet për t’i dhënë një përgjigje të përbashkët terrorizmit islamik. Përpara sulmit të Nicës, kokëprerjes së mësuesit Samuel Paty dhe sulmit të Vjenës, fjalët e Presidentit francez që stigmatizonin “separatizmin islamist” dhe sanksiononin “krizën” e religjionit islamist i kishin dhënë një shtytje kujt besonte tek urgjenca e vetëdijësimit kolektiv. Projektligjin e lajmëruar nga Macron brenda fundit të vitit e ka pasuar diskutimi i Kancelarit austriak Alexander Kurz – që ka premtuar të krijojë krimin e “islamit politik”. Më pas ka ardhur ai, më kontradiktori, i Presidentit të Bashkimit Europian Charles Michel, që ka folur për një islam më të afërt me vlerat europiane.

Nevojës për t”u mbrojtur nga atentatet terroriste me instrumenta – edhe legislative – të përbashkëta për të gjitha vendet anëtare, Michel ka hedhur edhe idenë e një “shkolle europiane për imamë”, të cilëve t’u mësohen vlerat e padiskutueshme europiane. Pyetjes së cilat janë këto vlera europiane, kush duhet t”i vendosë dhe me çfarë autoriteti duhet t’i imponojë, përveç përzierjes së rrezikshme midis politikës dhe besimit ka pikëpyetje që, në harkun e pak javëve, kanë shkaktuar një diskutim polarizues. Jashtë kufijve europianë, disa vende arabe kanë nisur një fushatë bojkotimi të prodhimeve franceze, ndërsa Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur Macron njeri me “probleme mendore”. Kurse brenda kufijve të Europës një pjesë e mirë e intelektualëve dhe e liderëve politikë e ka quajtur ngritjen e mburojave kundër islamit si një formë “kolonizimi kulturor” të njeriut të bardhë perëndimor.

Olivier Roy, orientalist dhe politolog francez, si edhe Profesor në European University Institute, shpjegon për “Il Foglio” se ligji i propozuar nga Macron paraqet probleme të ndryshme interpretues: “Nënkuptohet se terrorizmi është një pasojë e “separatizmit fetar”. Por dimë se pak terroristë kishin një bekgraund të vërtetë fetar dhe nuk kishin zgjedhur dhunën pasi kishin kryer studime fetare. Nuk besoj se ndalimi salafizmit me ligj do t’i shkurajojë të rinjtë nga kryerja e akteve të dhunshme”. Roy konteston edhe vagullsinë e disa termave të përdorura nga Macron në diskutimin e tij të famshëm në Les Mureaux: “Koncepti i “separatizmit” që ka përdorur është tejet gjenerik dhe pikërisht për këtë rrezikon që të vërë nën shënjestër çdo besim fetar, përkundrazi: çdo qasje që e vendos besimin fetar mbi “parimet” – dhe jo vetëm ligjet – të Republikës. Të thuash se Zoti i nënshtrohet njerëzimit është quajtur këtu si “separatizëm”. Natyrisht: zyrtarisht, siç e demonstron, për shembull, ligji kundër mbulimit nëpër shkolla, vetëm islami është i përfshirë, por besoj se një gjë e tillë do të kishte impakt ndaj të gjitha besimeve të tjera fetare”. Një temë tjetër, vazhdon Roy, është ai i shkollës europiane për imamët: “Si mundet një shtet laik, ku ndarja midis shtetit dhe kishës sanksionohet me kushtetutë, të vendosë një kurrikulum teologjik për predikuesit? Është një masë e pakuptimtë ose, gjithsesi, e privuar nga besueshmëria”.

Fakti që fjalët e Macron kanë shkaktuar një qark të shkurtër edhe në terma komunikues gjen dakord Gilles Kepel, arabist dhe filozof francez, Profesor në Université Paris Sciences et Lettres. Por për këtë ekuivok semantik Kepel na jep një lexim të kundërt nga ai i Roy. “Në botën arabe, diskutimi për “separatizmin islamist” e bërë nga Macron është interpretuar në mënyrë shumë të ndryshme nga sa është perceptuar në Europë”, shpjegon Kepel. “Atje termi “islamist” është lexuar si “islamik” dhe, për pasojë, si një sulm eksplicit i Presidentit francez ndaj fesë islame. Nga ana tjetër, në arabisht nuk ekziston ndonjë fjalë për të përkthyer “islamist””.

Nga këtu, vazhdon Kepel, kanë ardhur reagimet e zemëruara të botës arabe, nga Vëllazëria Myslimane tek Erdogan. “Por kundër Francës është lëshuar edhe sulmi i një pjesë të shtypit anglosakson, nga “New York Times” tek “Financial Times”, shpjegon filozofi, sidomos inteligjenca amerikane rreshtohet prej kohësh nga ana e pakicave fetare. Janë qarqe intelektuale që ushqejnë edhe një paragjykim themelor ndaj Francës: në konfrontimin midis Macron dhe islamit dikush shikon një replikë të një çështjeje të re hebraike. Nga këtu buron edhe ideja e njeriut të bardhë, që supas tyre duhet të ushqejë një ndjenjë faji kundrejt islamit. Në Amerikë kanë një kuptim mjaft të cunguar të realitetit francez. Sigurisht, nuk duhet harruar as edhe se ideja e Grandeur niset gjithmonë nga presupozimi se askush nuk ka qenë asnjëherë në gjendje ta kuptojë Francën”.

Por për Kepel diskutimi i Macron ka ardhur në kohën e duhur: “Më duket se atentatet e fundit në Francë kanë demonstruar vërtetësinë e atyre fjalëve, që kanë nxjerrë në dritë sesi ekziston një problem kulturor për islamin. E kemi parë edhe në rastin e Paty, ku gjendet e gjithë simbologjia tipike e ritit të kalimit që ndodhet në traditën çeçene, ku kokëprerja e mësuesit nuk ka qenë gjë tjetër veçse reprikë e sakrificës së bagëtisë”. Nga ana tjetër, pikërisht në ditët e atentateve mbahej procesi për ata të Charlie Hebdo të vitit 2015: “Tani flitet vetëm për “separatizëm islamist” dhe është larguar çdo vëmendje mediatike nga procesi: për integralistët kjo është fitore”.

Sergio Romano, historian dhe ish diplomat, mendon se qeveria franceze rrezikon të futet në një lojë të rrezikshme: “Macron ka bërë një gabim, pasi temat fetare janë delikate dhe ndërhyrjet e politikës nuk shpërblejnë thuajse asnjëherë. Në fjalët e tij, thotë Romano për “Il Foglio”, kishte një akuzë eksplicite ndaj islamit, e ardhur pavarësisht se ka një prani të fortë myslimane në territorin francez. Besoj se Presidenti është dashur që ta merrte parasysh këtë realitet në mënyrë të ndryshme, duke i kushtuar më shumë vëmendje”.

Për Romano, Elisee ka tentuar të përballojë një dualizëm gjithmonë latent në Francë, atë midis laicitetit dhe besimit: “Kësaj radhe Macron ka kërkuar që t’i japë kënmaqësi shpirtit tjetër të vendit, atij që vjen nga “Franca bija e përkëdhelur e kishës”, të kuptohemi. Kurse duke filluar nga Revolucioni Francez është laiciteti ai që është bërë besimi i vërtetë shtetëror”. Vetë përkufizimi i “separatizmit” ngre dyshime, thotë ish diplomati: “Çfarë nënkuptohet vërtet me të? Nuk arrij t’i jap një interpretim përkufizimit macronian të “separatizmit”. Ndoshta dëshiron të thotë se Franca myslimane synon që të ndahet nga ajo europiane? Sipas mendimit tim, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi nëse i jepet islamizmit një konotacion i tipit terrorist, atëhere do të krijoheshin vërtet premisat për një luftë fetare”. Faktikisht është pikërisht për këtë motiv që Macron më pas e ka korrigjuar goditjen, duke specifikuar në “Financial Times” diferencën midis “separatizmit” islamist dhe islamizmit.

“Ajo që shihet sot si “separatizëm” është në fakt një reagim i besimtarëve myslimanë ndaj dekulturalizimit të islamit, domethënë refuzimi i islamit për të bërë kompromise me një shoqëri shekullare”, shpjegon akoma Roy. “Ama kujdes: kam thënë laike, jo kristiane, pasi tashmë ajo kristiane nuk është më kultura dominuese”. Shoqëria e re shekullare e Perëndimit i ka larguar të gjitha fetë, shpjegon orientalisti, jo vetëm islamin: “Është një fenomen që ka të bëjë edhe me herbenjtë, kristianët evangjelistë dhe me disa lëvizje karizmatike e konservatore të katolicizmit”. Dhe Perëndimi, vazhdon Roy, nuk duhet të perceptojë asnjë lloj ndjenje faji pse e ka shkaktuar këtë formë separatizmi, që nuk është gjë tjetër veçse një “pasojë e shekullarizimit të Europës. Që me siguri është e rënduar, sidomos në komunitetet myslimane, nga një gjendje varfërie dhe përjashtimi ekonomik”.

Por për orientalizmin francez nuk janë këto motivacionet e vërteta e fondamentalizmit islamik. Në të vërtetë, nyja gordiane është konfrontimi i pamundur midis shoqërisë shekullare dhe komuniteteve të shtypura, thotë Roy: “Sot në Europë është në modë termi që tregon “mënyrën europiane e të jetuarit” (kohët e fundit i përdorur edhe për të nënkuptuar Drejtorinë e Përgjithshme e Komisionit Europian për Emigracionin, shënimi im.). Por çfarë nënkuptohet me këtë përkufizim? Le të kujtojmë se qysh nga koha e Enciklikës “Humanae Vitae” së Papës Pali i VI të vitit 1968, Kisha katolike është shumë kritike ndaj asaj që shikohet nga shumë europianë – përfshi populistët e Europës Veriore – si një “mënyrë europiane të jetuari” e vërtetë: mjafton të mendohet për lirinë seksuale apo për refuzimin e konceptit të familjes tradicionale”. Vlerat e reja perëndimore për t’ju injektuar “separatistëve” fetarë duhet të kalojnë më parë për përkufizimin e vlerave europiane: “Por jemi të paaftë ta bëjmë, jemi të parët që nuk arrijmë të biem dakord”.

I pranueshëm apo jo, diskutimi i Macron lidhur me islamin politike duket se ka ngjitur mbi një temë të mbetur nën gërmadhat e integrimit europian për shumë vite: kush janë dhe në çfarë besojnë europianët? Sergio Romano është dyshues ndaj çdo diskutimi politik mbi baza identitare: “Më preokupon kush thotë se dëshiron të ndërtojë një Europë të identitetit. Kurse unë do të preferoja të ndëroja një Europë të institucioneve, për të bërë një më të fortë”, thotë ai.

Kepel nuk është po kaq i prerë. Për shembull, filozofi francez e mirëpret propozimin e një shkolle europiane për imamët dhe nuk skandalizohet përpara perspektivës së indoktrinimit me vlera europiane përfaqësuesit e besimeve fetare, pikërisht pse, thotë ai, “edhe ata janë qytetarë europianë. Pse nuk duhet të jem dakord?”. Kepel nuk beson ata që shikojnë këtë laicizëm të ekzagjeruar si një lloj fashizmi i gatshëm që të shtypë realitetet fetare apo kulturore minoritare. Për të, në Europë nuk ekziston – aq më pak në fjalët e Macron – një diskriminim i paracaktuar. Për të, çështja është më shumë politike sesa e vlerave dhe ka të bëjë me konfrontimin në zhvillim midis Macron dhe Erdogan: “Ajo e tyrja duket si përplasja midis dy ideve të laicitetit që konkurrojnë në Mesdhe”.

Ajo e Presidentit turk është më e butë, pasi “lëviz në dy plane: nga njëra anë synon që të mishërojë Ataturkun e ri, lider laik e nacionalist, dhe shikohet në politikën e tij agresive në rajon ku Macron është antagonist i tij. Konfrontimi me Presidentin francez, shpjegon akoma Kepel, ka arritur për Erdoganin nivele thuajse psikanalitike, siç e demonstron kur e quan kreun e Elizeut një psikopat me “probleme mendore”. Nga ana tjetër, Erdogani lëviz edhe në një nivel fetar dhe për këtë është kandiduar si një Khomeini i rij, mbrojtës i islamit ndaj mallkuesve perëndimorë. Lëvizja për të t’ia rihapur kultit islam Shën Sofinë korrikun e kaluar futet pikërisht në këtë strategji”.

Por për Kepel, fërkimet midis Erdoganit dhe Europës nuk do ta tejkalojnë një limit të caktuar: “Ka akoma nevojë për ne, sidomos prej kushteve dramatike në të cilat ndodhet ekonomia turke. Veç kësaj, Europa nuk është kompakte përkrah Macron lidhur me politikën që duhet zhvilluar ndaj Turqisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk synon ta ndjekë Macron në këtë luftë të happur, e preokupuar prej pasojave eventuale në politikën e brendshme. Turqit në Gjermani nuk janë si algjerianët në Francë: nëse Erdogani u thotë të votojnë dikë, ata e ndjekin kompaktë”.

“Në këtë Europë nën sulm nuk ekziston një recetë e thjeshtë apo univoke”, konkludon Roy, që tregon një rrugë alternative ndaj zgjidhjes macroniane: “Në vend që të përdoren zgjidhje të imponuara nga lart poshtë, do të shërbenin ato që shkojnë në kahje të kundërt, nga poshtë lart, duke mësuar nga përvokat lokale dhe duke favorizuar praktikat paqësore fetare”. Të ushtruarit presion për të imponuar praktika specifike rrezikon që të sjellë rezultate të kundërta nga ato të pritura, thotë filozofi francez: “Imponimi i një islami të shekullarizuar nënkupton që t’i dorëzoheshin çelësat e besimit të “vërtetë” ekstremistëve. Nuk na duhet më pak besim. Më shumë, na duhet një hapësirë mikpritëse për të”.

Përgatiti ARMIN TIRANA

Football news:

Mikhailovich's autobiography - 🔥 Was friends with a criminal boss, rushed to the Inter locker room to deal with Ibra, defeated leukemia
Chelsea's chances of signing Alaba have increased since Tuchel's arrival. Real Madrid is also Interested in the player
Solskjaer about Greenwood: We're talking about the syndrome of the second season. I have always believed that 99% of the effort is 100% of the failure
Oscar: Salah at Chelsea was unstoppable in training, but on the pitch he was timid. Not enough confidence
Koeman on Barca's debts: We helped the club by lowering salaries. This situation is not only here - everyone is suffering because of the coronavirus
Real Madrid's contract negotiations with Ramos and Vazquez have been suspended. The club can not improve conditions due to the crisis
Pioli on Zlatan's red: He apologized. This is what great champions do, which is what Ibrahimovic is