Albania

Arrin në Milano përforcimi i ri nga Chelsea

Përforcimi i ri nga Chelsea mbërrin në Milano.Fikayo Tomori ka arritur në Aeroportin e Milanos ku pritet të bëjë testet mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si transferimi më i ri në klub.

Tomori ka arritur në Milano, për të kompletuar transferimin e tij tek “Rossonerët” si formë huazimi deri në qershor me mundësi blerje për një shifër rreth 25 milionë euro.

Tomori do të jetë transferimi i dytë i Milanit pas Mario Mandzukic, i cili u transferua më parë gjatë javës si transferim i ri.

Reprezentuesi anglez ka regjistruar 17 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar një gol, ndërsa për Kombëtaren angleze debutoi në ndeshjen ndaj Kosovës. Ai kishte nënshkruar kontratë pesë vjeçare, por pas ardhjes së Thiago Silvas si duket nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin bazë, pasi Lampard preferon Silvan dhe Zouman si dyshja e mbrojtjes.

Tomori shquhet si njëri nga mbrojtësit më me perspektivë në Angli, ai ishte shtylla kryesore e menaxherit Frank Lampard, në kohën kur kishte në drejtim skuadrën e Derby County.

Football news:

Ibrahimovic and Mihajlovic will sing the song I am a tramp at the Sanremo Festival
Sociedad coach on the draw with Real Madrid: If we had scored 2-0, everything would have been different. Fair result
Only Raul and Casillas were younger than Vinicius when they played their 100th match for Real Madrid
Zidane on the draw with Sociedad: We lost two points. We had obvious moments in the first half
Wolverhampton defender Kilman is ready to play for the Ukrainian national team. Earlier it was reported that he can choose Russia
Pochettino on the new remontade with Barca: In football, even the unthinkable is possible, but we are positive
Real Madrid snapped a 5-game winning streak with a draw with Sociedad