Albania

Artan Imami për ATSH-në: Shqipëria me teatrin e parë të shekullit të XXI, më në fund do qetësohen shumë shpirtra

TIRANË, 19 maj/ATSH/-“Më në fund, Shqipëria do të ndërtojë teatrin e parë të shekullit të XXI”, shprehet për ATSH, aktori i mirënjohur Artan Imami.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Imami u shpreh sot se “ndërtimi i një teatri të ri është edhe një turp për ata që e kanë pasur në dorë e detyrim të bënin diçka dhe nuk kanë bërë asgjë”.

“Mendimi im është që më në fund pas një historie të shumë debatuar, të shumë diskutuar, të zhvilluar për mirë, erdhi një moment që sigurisht që është i trishtuar për ata që e kanë pasur jetën të lidhur me teatrin, por është edhe moment i parë që Shqipëria do të ndërtojë teatrin e parë të shekullit XXI, gjë që bën një turp të vërtetë për të gjithë ata që e kanë pasur në dorë dhe detyrim ta bënin këtë gjë”, shprehet Imami për ATSH.

Më në fund, vijon Imami në prononcimin për ATSH, pas aventurave të çuditshme ku personazhe nga më të rëndësishme dhe anonimë të gjitha llojeve dhe ngjyrave kanë thënë, thonë dhe bëjnë, e do të thonë në të ardhmen, hedhja e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar për të realizuar një projekt shumë ambicioz, do të qetësojë shpirtrat e atyre që ishin pro apo kundër ndërtimit të teatrit në atë vend, në atë truall”.

Sipas Imamit, ndërtimi i një teatri të ri modern ka rëndësi dhe kuptim jo vetëm për të si aktor, por edhe për ata që nuk janë më në jetë.

“Jo vetëm per mua por për ata që tashmë nuk janë në jetën ka kuptim”, shprehet aktori i njohur i skenës shqiptare, Artan Imami.  z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Кад Cadiz returned to La Liga after 14 years
Pioli about 2:2 with Napoli: One point is a good result
Gattuso on Milan's penalty: the Rule needs to change. Jumping with your hands behind your back is another sport
Milan will offer 25 million euros for Celtic defender Ayer
Klopp on plans: Four years at Liverpool. After that, I want to do nothing for a year
Rogers Pro 1:4 with Bournemouth: Leicester play well only 45 minutes after the break
Inter and Roma are Interested in Garay