PEKIN, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Misioni hapësinor kinez ka mbërritur në stacionin hapësinor Tiangong (”Pallati qiellor”), i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.

”Ekuipazhi prej tre personash mbërriti në stacionin hapësinor rreth gjashtë orë e gjysmë pas lëshimit në hapësirë”, njoftoi programi i fluturimit hapësinor sot në mëngjes.

Astronautët do të jetojnë dhe punojnë atje për rreth gjashtë muaj në atë që deri më tani do të jetë misioni më i gjatë hapësinor i Kinës.

Deri më sot, kohëzgjatja më e madhe për astronautët kinezë ishte tre muaj./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.