Albania

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, reagon i dyshuari kryesor, nipi i Kastriot Reçit: Jam student i arteve, prandaj vij në Tiranë, në Maqedoni shkova për një projekt muzike

A. Reçi, nipi i Kastriot Reçit, për të cilin vetëm ditë më parë u publikua informacioni se ishte pikasur pranë zonës ku u bë atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, ka reaguar për herë të parë.

Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi, A. Reçi, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai është shprehur se se është student i arteve dhe për këtë arsye qëndron në Tiranë e se nuk është e vërtetë që të jetë përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Unë jam A.Reçi, nipi i Kastriot Reçit, ku ditët e fundit ka pasur spekulime dhe aludime rreth emrit tim. Unë jetoj në qytetin e Tiranës dhe prej vitesh jam student i Arteve.

Prezenca ime në këtë qytet lidhet vetëm me studimet që unë ndjek. E ndjej për detyrë këtë reagim publik, pasi po mundohen të spekulojnë për lëvizjet e mia në qytetin e Tiranës, ku në ato momente unë kam qenë në zonën e Pedonales, pranë Kinema Millenium (lokal N’MES) i shoqëruar me tre studentë të tjerë si dhe ato jashtë Shqipërie, të cilat kanë qenë të planifikuara në kuadër të një projekti multi-kultural muzikor dhe në shërbim të përgatitjes sime profesionale.

Dua të shtoj se kam qenë dhe jam i hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha organet kompetente të drejtësisë. Dhe dua të theksoj se çdo aludim mediatik, i bërë për prezencën time në vendin e ngjarjes, veshjen time apo lëvizjet e mia në ato orare është bërë me qëllim disinformimit publik dhe përfshirjes sime e të familjes time në një ngjarje kriminale, ku ne nuk kemi lidhje.

Mediat dhe portalet janë shprehur se për mua si person është prerë fletë-arresti, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi jam interesuar në polici dhe më kanë thënë se nuk mbajmë përgjegjësi për mediat.

Ju lutem, mos përhapni lajme të paverifikuara dhe të paqena, pasi po na inkriminoni në ngjarje që s’kanë liidhje me mua dhe familjen time,”– shprehet A.Reçi, nipi i Kastriot Reçit.

Emri i të riut doli në media pas publikimit të detajeve të reja nga dosja e atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, nga gazetari Elton Qyno.

Ai shkruante se kishte informacikone nga prokuroria, shkruante se i riu Reçi ishte pikasur teksa konsumonte kafe në një lokal pranë urës së NSHRAKUT, ku dhe ndodhi atentati, ku kishte folur italisht.

Sipas tij, në pamjet e kamerave të sigurisë, Reçi ishte parë veshur me një palë treçerekëshe, kapele dhe një çantë ngjyrë kafe.

Gjithsesi, për të ende nuk ka një informacion zyrtar, nëse do të vihet në pranga, apo po hetohet në gjendje të lirë.

Football news:

Brugge forward Dennis on goal for Zenit: I said that I only score grandees, but it was a joke
PSG defender Kimpembe Pro 1:2 with Manchester United: We can only blame ourselves
Lopetegui Pro 0:0 with Chelsea: Sevilla showed a good team game
Rashford on victory over PSG: Manchester United now have a strong position in the group
Nagelsmann victory over Istanbul: Not fully satisfied with the game Leipzig was fatigue, not the most effective pressure
Goalkeeper Brugge Croat about 2:1 with Zenit: We proved that we should not be considered outsiders of the group
Manchester United won again in Paris with a late Rashford goal. An unexpected hero - a 22-year-old reservist who has not been on the field since December 2019