Albania

ATHINË – Një uragan i rrallë mesdhetar godet pjesën perëndimore të Greqisë

ATHINË, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Përmbytje, ndërprerje energjie dhe shira të rrëmbyeshëm përfshinë sot ishujt e Jonit, të goditura nga një uragan i rrallë mesdhetar, me erëra që arrinin deri në 117 kilometra në orë, sipas mbrojtjes civile greke. 

“Pemë të rëna ngado”, deklaroi prefekti i ishujve jonianë, Rodi Kratsa, për televizionin publik.

Por, në këto ishuj si Zakinthos dhe Qefalonia’, që ndodhen në perëndim të Greqisë dhe në lindje të Italisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë për momentin”, shtoi ai.

Uragani, i quajtur Ianos, do të godasë pjesën perëndimore të Greqisë me të njëjtin intensitet për gjashtë apo nëntë orë dhe më pas do të zhvendoset drejt jugut”, theksoi Kratsa.

Dy fluturime të ”Ryanair” të planifikuara për të zbritur në ishullin Qefalonia’ duhej të ktheheshin drejt Athinës dhe lidhjet detare për dhe drejt ishullit janë ndërprerë.

Ishujt e Itakës dhe Zakinthos gjithashtu përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe në një pjesë të rrugëve të tyre qarkullimi u ndërpre, ndërkohë që edhe Korfuzi dhe Lefkadha u prekën gjithashtu nga ky uragan, por në një masë më të vogël./ /ec/

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi