VJENË, 4 mars /ATSH-DPA/ – Vendet eksportuese të naftës OPEC + vendosën zgjatjen e  politikës së tyre kufizuese të prodhimit të naftës edhe për një muaj tjetër, deri në fund të prillit.

“Vetëm Rusia dhe Kazakistani u lejuan të zgjerojnë prodhimin, me përkatësisht 130 000 fuçi dhe 20 000 fuçi”, njoftoi OPEC sot në mbrëmje pas disa orësh negociata në internet nga grupi.

Kohët e fundit, aleanca me 23 vende, e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Rusia, preu ndjeshëm prodhimin e naftës për të stabilizuar tregun.

Çmimet në tregjet e naftës u rritën për shkak të shtrirjes së strategjisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.